Zyrtare-FSHF, njofton ndryshime në kalendarin e kampionateve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë

Lexo

Mbrëmja Gala “Më të mirët 2022”. Nga Vllaznia e futbollit femra, tek Gurishta dhe Hakaj, në formacionin e vitit, Shkodra me përfaqësim dinjitoz për...

Futbolli shkodran, për femra dhe meshkuj, pritet të ketë një përfaqësim dinjitos në mbrëmjen gala që Federata Shqiptare e...

(Pas ndeshjes) Xhevahir Kapllani, shpreh keqardhje për humbjen e Erzenit me Tiranën: Nuk ishte për 0-2!

Erzeni ka qënë dhe është një nga skuadrat më simpatike të Superiores së futbollit shqiptar, i cili me të...

(Pas ndeshjes) Mposhti Erzenin në transfertë, 0-2. Trajneri Shehi: Ekipi tregoi karakter!

Tirana, ia doli të fitonte 0 me 2 në transfertë me Erzenin në një ndeshje shumë të dyluftuar, për...

Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë u rikthye fundjavën e shkuar në fushë, me ndeshjet e javës së 11-të, pas pauzës disa ditore të imponuar nga finalet e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se kalendari i kampionatit të Kategorisë së Parë do të pësojë ndryshime. Kështu, takimet e fundit e planifikuara për t’u luajtur më 28 dhjetor nuk do të zhvillohen dhe kampionati do të ulë siparin për këtë vit më 20 dhe 21 dhjetor, kur do të luhen ndeshjet e fundit për vitin 2022, që përkojnë edhe me javën e 12-të të kampionatit.

Më pas, kampionati do të ketë një pauzë të shkurtër për të rifilluar sërish më 28 janar 2023.

Java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë:

FC Besa – KF Skënderbeu, ora 13:00, 20 dhjetor 2022

Flamurtari FC – Besëlidhja, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

KS Korabi – FK Tomori, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

KF Turbina – KF Burreli, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

FC Lushnja – Oriku, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

FK Terbuni – FK Dinamo, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

Luzi 2008 – FK Apolonia, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

Ndryshime ka pësuar edhe kalendari i kampionatit të Kategorisë së Dytë, që do të rikthehet në fushë e të luajë javën e tetë dhe të fundit për vitin 2022 më 21 dhjetor. Më pas, sipas kalendarit tashmë të ndryshuar, skuadrat e Kategorisë së Dytë do të kenë një pauzë, teksa do të rikthehen të luajnë javën e nëntë më 28 dhe 29 janar të vitit 2023.

Java e 8-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Grupi A:

Valbona Fk – Shenkolli, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

KF Gramshi – K.F Murlani, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

Iliria – KSSH Veleçiku, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

KF Naftetari – Vora, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

KF Sopoti – F.C Bulqiza, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

Java e 8-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, Grupi B:

KF Pogradeci – KF Shkumbini, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

AF.Elbasani – SHS Albpetrol, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

Maliqi – FK Memaliaj, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

KF Delvina – KF Butrinti, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

A.F. Luftetari – Laberia, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

KF Devolli – FK Tepelena, ora 13:00, 21 dhjetor 2022

 

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Hasani, “zëvendëson” Xhixhën, i shënon dy gola Erzenit. Tirana, nis shkëputjen në krye të Superiores!

Erzeni-Tirana 0-2(Shënues: Hasani 83’, 90’+6’)Ashtu siç u parashikua, ndeshja e mbrëmjes, Erzeni-Tirana, e fundit për javën e 18-të të Kategorisë Abissnet ishte padyshim më...
- Advertisement -