Wednesday, May 22, 2024

Kuqeblutë kërkojnë kthesen në transfertën me krutanët. Kastrioti-Vllaznia, të premten ora 13:00 në stadiumin e Kamzës. Latifi rikthehet në infermieri!

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë Abissnet Superiore do ta luajë javën e 14-të në dy ditë, të enjten dhe të premten. Të enjten, në program janë dy ndeshje, Laçi-Erzeni dhe Partizani-Kukësi.

Në sfidën e parë, kurbinasit presin shijakasit në stadiumin e Laçit duke filluar nga ora 13:00, ndërkohë që në çiftin tjetër, të kuqtë do të vijojnë tashmë të luajnë në shtëpinë e tyre, stadiumin e ri “Partizani” duke pasur mysafir Kukësin.

E premtja, që në kalendar ka tre duele të tjera, nis me ballafaqimin e orës 13:00, Kastrioti-Vllaznia, takim i cili do të luhet në stadiumin e Kamzës. Në të njëjtën orë, luhet në stadiumin e Rrogozhinës çifti tjetër, Egnatia-Bylis, ndërkohë që java e 14-të mbyllet me sfidën Teuta-Tirana që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 15:45.

Sa i takon, Vllaznisë, pas humbjes së pësuar të hënën me Egnatian në “Loro Boriçi” për javën e 13-të, situata moralo-psikoligjike nuk është në nivelin e duhur. Jo vetëm humbja tre pikëve shumë të rëndëishme, të cilat mund të jenë shumë përcaktuese në vazhdimësi për fatin e renditjes, por edhe vetë niveli i paraqitur në fushën e lojës sollën pakënaqësi në radhët e tifozërisë shkodrane, e cila nuk nguroi të shpërthejë në një lum kritikash ndaj skuadrës së tyre.

Ndaj, është detyrë emergjente që Vllaznia të bëjë kthehen e duhur që me ndeshjen e së premtes ndaj krutanëve, që gjithësesi për teknikun Josa, nuk do të jetë e lehtë.

Krahas mungesave të dy qëndrave të mbrojtjes Bulatoviç dhe Juriç, tekniku Josa nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen me krutanët, as Latifin, i cili në përballjen me Egnatian pësoi një dëmtim të dytë në fushën e lojës, ku sipas stafit mjekësor, kosovari e ka mbyllur vitin 2022, me mundësinë e rikthimit në janar në shërbim të kuqebluve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img