Ka pasur shumë dilema, sesi do të ishte e ardhmja e kapitenit të Argjentinës Lionel Mesi pas mbylljes së Botërorit “Katar 2022”. Një enigme të tillë i ka dhënë përgjigje vetë Mesi gjatë një konference për shtyp dhënë për median.
“Është Botërori im i fundit. Është fantastike të mendosh që do luaj në finale. Ka një rrugë të gjatë për në Botërorin tjetër dhe për shkak të moshës është e sigurt që unë nuk do të jem. Do të luaj finalen e dytë të një Kupe Bote në karrierën time. Shpresoj që të përfundoj ndryshe nga hera e kaluar”, theksoi kapiteni legjendar i Argjentinës, Lionel Mesi.