Saturday, July 27, 2024

“Katar 2022”-Kualifikimi i Francës, Deschamps, komplimente Mbappes:Është lidër i ekipit, zgjidh shumë probleme!

Lexo

Franca mundi Poloninë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit “Katar 2022”, ku Kylian Mbappe u tregua një lidër i vertetë në fushën e lojës. Jo vetem që shënoi dy herë në portën polake, por edhe për pozitivitetin që ai përcjellë në skuadër.

Për vlerat e sulmuesit francez, foli pas ndeshjes Tf1 edhe trajneri i Francës, Didier Deschamps. “Nuk ishte e lehtë sepse skuadra polake ishte e organizuar mirë për të na kundërshtuar, por ne ende kishim aftësinë për të dalë prej saj. Pastaj është Kylian, me aftësinë që ka për të zgjidhur shumë probleme, dhe aq më mirë për ne. Rezultati i ndeshjes me Poloninë materializon të gjithë punën që kemi bërë dhe unitetin e madh të grupit. Është me të vërtetë një gëzim i përbashkët. Tani do të kemi pak kohë në dorë dhe do të mund të shijojmë pak me të dashurit dhe familjet tona, siç ishte planifikuar”, u shpreh pas ndeshjes për Tf1, njëshi i pankinës franceze, Didier Deschamps.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img