Astrit Dervishi, një emër shumë i njohur në fushën e gjykimit, ish arbitër ndërkombëtar me kategorinë e FIFA-s, pjesë e një tradite të hershme të familjes “Dervishi”, përfshirë edhe babain e tij Qazim Dervishi, arbitri i parë ndërkombëtar në Shqipëri, bëhet përsëri protagonist me komentet e tij sa i përket fushës së tij të gjykimit në Botërorin “Katar 2022”.
Pas rastit të pesë ditëve më parë, kur ai komentoi si të padrejtë penalltinë e dhënë kundrejt Uruguajt, kur mbrojtësi më nr.2 bie natyralisht mbi top, dhe prek pa asnjë qëllim topin, Dervishi ka një reagim tjetër sa i përket rregullave të fushës së gjykimit.
Duke ndjekur ndeshjen që po luhet nga ora 20:00 mes Anglisë dhe Senegalit për çerekfinalet e Botërorit “Katar 2022”, ish ndërkombëtari Astrit Dervishi, konstaton si të parregullt luajtjen e kombëtares së Senegalit me uniformat e tyre ngjyrë jeshile.
“Kostumin jeshil, siç e ka Senegali sonte, nuk do ta kisha lejuar në një ndeshje, sepse është një ngjyrë me fushën e lojës dhe nuk kontraston”, thekson Dervishi në komentin e tij rreth asaj që ka konstatuar si të parregullt sipas tij.
Ia vlen të diskutohet dhe komentohet nga specialistët e kësaj fushe!