Saturday, July 27, 2024

“Katar 2022”-Superndeshje-Franca shfaqet si “kampione” bote. Mposht Poloninë 3-1 dhe kalon në çerekfinale duke shpalosur kandidaturën për trofeun e Katarit

Lexo

Francë-Poloni 3-1

(Shënues: Zhiru 44′, Mbape 74′, 90’+1′ / Levandovski 90’+9′ (P))

Ashtu siç pritej, sfida në mes Francës dhe Polonisë, e vleshme për fazën e 16-tëshes u zhvillua me luftë të fortë sportive gjatë të 90-të minutëshit të saj, sfidë kjo e luajtur pasditen e në Në Thumama Stadium në Doha.

Ndonëse francezët, kampionë në fuqi të botës ishin më favoritë, kombëtarja polake e kërkoi që në minutat e para, më me shumë ngulm golin e avantazhit. Madje, në një moment, porta franceze u bombardua keqas nga polakët, ku vetëm fati i shpëtoi fancezët nga pësimimi i golit.

Por, ligji i pashkruar i futbollit, që “kur nuk shënon, e pëson”, u zbatua edhe tek Polonia, e cila u ndëshkua në minutën e 44-të nga Zhiru. Gol, që mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-0 në favor të francezëve.

Në të dytëni polakët me Levandosvskin në krye kërkojnë golin në portën franceze, por tashmë gjarat kanë ndryshuar, sepse kombëtarja e Francës është e vendosur mjaft mirë në fushën e lojës. Tashmë francezët janë autoritarë në fushën e lojës, jo vetëm për të mos pësuar, por nga ana tjetër me një Mbappe në superformë arrijnë të shënojnë edhe dy gola të tjerë, përkatësisht në minutën e 74’ dhe 90’+1’ duke fiksuar kësisoj rezultatin përfundimtar, 3-1 në favor të tyre.

Ngushëllimi i vetëm për Poloninë është goli i shënuar me penallti nga i Robert Levandovski, i dyti për kapitenin pas atij që shënoi ndaj Arabisë Saudite. Franca, kampionia e  botës në fuqi, kalon më tej në fazën e çerekfinale, duke u shfaqur kandidat potencial për fitimin e trofeut, “Katar 2022”. Ndërkohë, që polakët, pranojnë humbjen dhe e mbyllin këtu duke u larguar nga konkurimi i botërorit, “Katar 2022”.

Statistika

– Franca është skuadra e vetme që është paraqitur ndonjëherë në çerekfinale në tre Kupat e Botës së fundit (2014, 2018, 2022) – Brazili gjithashtu mund ta arrijë këtë moment historik.

– Kylian Mbappé është lojtari i parë në histori që shënon 9 gola në Kupën e Botës para ditëlindjes së tij të 24-të.

– Kylian Mbappé ka qenë aktivisht i përfshirë në shtatë gola në këtë Botëror (pesë gola dhe dy asistime), tre më shumë se në Botërorin(katër gola)  e tij të mëparshëm 2018.

– Kylian Mbappé është vetëm lojtari i dytë francez që shënon të paktën pesë gola në një edicion të Kupës së Botës, pas Just Fontaine në 1958 (13).

– Që nga prezantimi i raundit të 16-shes në Kupën e Botës 1986, Franca është kualifikuar në fazën me eliminim direkt në gjashtë raste dhe ka kaluar në çerekfinale gjashtë herë (1986, 1998, 2006, 2014, 2018, 2022).

– Mbappé është lojtari i parë në historinë e Francës që shënon të paktën katër gola në dy Kupa të Botës të ndryshme – lojtari i tretë në përgjithësi në këtë shekull pas Thomas Muller dhe Miroslav Klose.

– Me 23 vjeç e 349 ditë, Kylian Mbappé është lojtari më i ri që ka shënuar pesë gola në fazën eliminatore të një Kupe Bote që nga Pelé në 1958 (17 vjeç e 249 ditë).

– Olivier Giroud, me 52 gola, është golashënuesi më i mirë në historinë e Francës. Në moshën 36 vjeç e 2 muaj, ai është golashënuesi më i vjetër në fazën eliminatore të një Kupe Bote që nga Roger Milla, i cili shënoi dy herë kundër Kolumbisë në moshën 38-vjeçare në vitin 1990.

– Giroud është vetëm lojtari i 10-të në historinë e Francës që mund të shënojë të paktën tre gola në të njëjtin edicion të një Botërori (Mbappé, Griezmann, Benzema, Zidane, Henry, Giresse, Piantoni, Kopa dhe Fontaine të tjerët).

– Kjo është vetëm hera e katërt që Franca ka parë dy nga lojtarët e saj me të paktën tre gola të shënuar në të njëjtin Botëror (2022 Giroud dhe Mbappé, 2018 Griezmann dhe Mbappé, 2006 Zidane dhe Henry, 1958 Piantoni, Kopa dhe Fontaine).

– Franca do të luajë në çerekfinale të Kupës së Botës për të tretën herë radhazi pas 2014 dhe 2018 (për herë të parë në historinë e saj tre herë radhazi).

– Hugo Lloris barazoi Lilian Thuram sot si lojtari me më shumë prezenca në historinë e kombëtares franceze (142 paraqitje), dhe gjithashtu barazoi Thierry Henry dhe Fabien Barthez për më shumë paraqitje në Kupën e Botës për Les Bleus (17).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img