Botërori “Katar 2022”, vijon sot me dy duelet që luhen përkataësisht në orën 16:00 dhe 20:00. Në garë për të marrë një biletë çerekfinaliste dhe për t’iu bashkuar Holandës dhe Argjentinës të kualifikuara ditën e djeshme, do të jenë katër skuadra, të cilat do të përballen në sfidat përkatëse, Poloni-Francë dhe Angli-Senegal.
Nisur nga emrat në fjalë, kampionia në fuqi, Franca dhe Anglia e madhe, atje ku ka lindur edhe futbolli botëror, janë favoritet më të mëdha për të kaluar në çerekfinale. Por duhet pritur, se Polonia e Levandovskit, apo edhe Senegali plot ritën dhe energji në fushën e lojës mund të kenë rezervuar ndonjë surprizë.