Java e dhjetë e Kategoria së Dytë të futbollit shqiptar për Grupin A ka prodhuar 18 gola. Plot gjysma e tyre është regjistruar në Shënkollë, ku vendasit mundin Elbasanin me rezultatin 5 me 4. Një fitore tre pikëshe me rëndësi kjo për shënkollasit që ngjiten në tabelë dhe barazohen me pikë me elbasanasit duke u pozicionuar në mesin e tabelës së klasifikimit.
Ndërkohë, spikatja më e madhe e kësaj jave është fitorja e Murlanit në transfertë me Ilirinë. Fushëkrujasit nuk kanë mundur të përballojnë presionin e Murlanit, të cilët me dy golat e shënuar në portën vendase duke u larguar me tre pikë shumë të rëndësishme. Me këtë fitore, Murlani ngjitet në kuotën e 16 pikëve, një pas Ilirisë.
Fitore shumë të rëndësishme ka realizuar sot edhe Veleçiku, i cili priti në fushën sportive të Koplikut, Bulqizën duke e mundur me rezultatin 2 me 0. Tre pikëshi i sotëm i Veleçikut, duke shfrytëzuar humbjen e Ilirisë, bën që koplikasit të ngjiten në venin e katërt në renditje me 19-të pikë.
Në takimet e tjera, Ada e Velipojës vijon të regjistrojë rezultate negative, ku humbja e sotme në shtëpi me Luzin 2008, e rëndon akoma m shumë situatën në tabelën e klasifikimit. Barazimi i sotëm i Internacional 1-1 me Klosin e ngjitë atë në vendin e 11-të duke zbritur Adën në vendin e fundit në kuotën e 3 pikëve.
Rezultatet e Javës së 10-të të Kategorisë Dytë-Grupi A
Grupi A / Ora 13:30
Ada-Luzi 2008 0-1
Gramshi-Oriku 2-0
Iliria-Murlani 0-2
Shënkolli-Elbasani 5-4
Veleçiku-Bulqiza 2-0
Internacional-Klosi 1-1