Tuesday, May 14, 2024

Partizani, fitore, emocionuese me Skënderbeun dhe ngjitet në vendin e pestë

Lexo

Me takimin e luajtur në kryeqytet midis Partizanit dhe Skënderbeut është mbyllur edhe java e 11-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Në fakt, 10-minutëshi i parë i takimit të luajtur në Stadiumin “Arena Kombëtare” ka qenë një dialog midis sulmuesve të të kuqve kryeqytetas dhe portierit mik, Bekim Rexhepi, i cili, në dy raste të njëpasnjëshme nuk lejon prekjen e rrjetës së tij. E teksa Mensah shpërdoron për Skënderbeun një mundësi në minutën e 12-të, vetëm dy minuta më pas, Partizani gjen golin e epërsisë, teksa Rrapaj godet fort nga larg dhe arrin më në fund ta mposhtë Rexhepin dhe të përshëndesë rrjetën.

Por, vetëm 6 minuta më pas, është pikërisht Rrapaj që humbet një top në gjysmëfushën e tij, duke u dhënë korçarëve mundësinë e një kundërsulmi, që finalizohet me një goditje me kokë nga Mensah dhe Skënderbeu ka barazuar kështu shifrat në 1-1. Sidoqoftë, në minutën e 27-të, Partizani e gjen sërish golin, me anë të Carës, por duhen pritur afro 3 minuta që goli të cilësohet i vlefshëm, pas konsultimit me dhomën e Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR).

Dhe është pikërisht ky i fundit që, 7 minuta më pas, shuan shpresat e Partizanit për një 11-metërsh, pasi më parë ka patur një prekje të topit me dorë të kuqve në zonën kundërshtare. 10-minutëshi i mbetur i pjesës së parë nuk do të sjellë gola të tjerë, ndërsa 20 minutat e para të pjesës së dytë do të shohin Partizanin ta mbajë nën presion skuadrën kundërshtare. Por në minutën e 64-t, Skënderbeu pandehu se e gjeti golin, por më pas gjyqtari e anuloi atë, pasi Zhan Viktor e kishte devijuar topin me dorë.

Çerekora e mbetur do të shohë Partizanin të rrezikojë dy herë me anë të Stenio Zhunjor, por 10 minuta para fundit, është Skënderbeu që do të fitojë një 11-metërsh, pas ndërhyrjes së parregullt të Mustës ndaj Berishës. Sidoqoftë, gardiani i portës së të kuqve kryeqytetas, Teqja, reagon mjeshtërisht ndaj goditjes së Marës nga pika e bardhë dhe shmang prekjen e rrjetës së tij.

Partizani arrin ta ruajë deri në fund epërsinë dhe mposht kështu Skënderbeun 2-1, duke u ngjitur në vendin e 5-të, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve, ndërsa korçarët mbeten në vendin e parafundit të renditjes, në kuotën e 8 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img