Sunday, April 28, 2024

Kategoria e Dytë-Java e 10-të/Spikat fitorja e Murlanit në transfertë me Ilirinë 0-2

Lexo

Java e dhjetë e Kategoria së Dytë të futbollit shqiptar për Grupin A ka prodhuar 18 gola. Plot gjysma e tyre është regjistruar në Shënkollë, ku vendasit mundin Elbasanin me rezultatin 5 me 4. Një fitore tre pikëshe me rëndësi kjo për shënkollasit që ngjiten në tabelë dhe barazohen me pikë me elbasanasit duke u pozicionuar në mesin e tabelës së klasifikimit.

Ndërkohë, spikatja më e madhe e kësaj jave është fitorja e Murlanit në transfertë me Ilirinë. Fushëkrujasit nuk kanë mundur të përballojnë presionin e Murlanit, të cilët me dy golat e shënuar në portën vendase duke u larguar me tre pikë shumë të rëndësishme. Me këtë fitore, Murlani ngjitet në kuotën e 16 pikëve, një pas Ilirisë.

Fitore shumë të rëndësishme ka realizuar sot edhe Veleçiku, i cili priti në fushën sportive të Koplikut, Bulqizën duke e  mundur me rezultatin 2 me 0. Tre pikëshi i sotëm i Veleçikut, duke shfrytëzuar humbjen e Ilirisë, bën që koplikasit të ngjiten në venin e katërt në renditje me 19-të pikë.

Në takimet e tjera, Ada e Velipojës vijon të regjistrojë rezultate negative, ku humbja e sotme në shtëpi me Luzin 2008, e rëndon akoma m shumë situatën në tabelën e klasifikimit. Barazimi i sotëm i Internacional 1-1 me Klosin e ngjitë atë në vendin e 11-të duke zbritur Adën në vendin e fundit në kuotën e 3 pikëve.

Rezultatet e Javës së 10-të të Kategorisë Dytë-Grupi A

Grupi A / Ora 13:30

Ada-Luzi 2008 0-1

Gramshi-Oriku 2-0

Iliria-Murlani 0-2

Shënkolli-Elbasani 5-4

Veleçiku-Bulqiza 2-0

Internacional-Klosi 1-1

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img