Kategoria e Parë-Java e 19-të/Luhen sot pesë ndeshjet e javës së 19-të. Nesër, kryendeshgja Elbasani-Flamurtari

Kategoria e Parë do të ngrejë sot siparin e javës së 19-të. 10 ekipe do të zbresin në fushë në kërkim të 3 pikëve. Të pesta këto sfida do të startojnë në të njëjtën kohë në orën 13:30.

Luzi do të luajë në transfertën e vështirë të Fierit përballë Apolonisë. Miqtë do të kërkojnë pikë me doemos pasi ndodhen në vendin e fundit të klasifikimit.

Në krahun tjetër Besa e Kavajës do të presë në shtëpi Tomorin. Derbi i veriut në Kategorinë e Parë është ai mes Burrelit dhe Korabit,që pritet të jetë një sfidë mjaft interesane. Bylis do të luajë në transfertë përballë Lushnjes,ndërsa Vora pret në shtëpi Kastriotin.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu