Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Sot, tre ndeshjet e para të javës së 22-të, spikat dueli i orës 16:00, Partizani-Egnatia

Lexo

Ditën e sotme ngre siparin java e 22-të e “Abissnet Superiore”. Tre ndeshje mjaft interesante, ku do të luhen të gjitha. Në sfidat e sotme janë në “luftë” për kreun, “Final Four” dhe mbijetesë.

Gjithçka nis në orën 13:30 me ndeshjen Kukësi-Tirana. Verilindorët nën drejtimin e trajnerit të ri, Emiljano Çela, presin bardheblutë, me këta të fundit që kërkojnë pikë për të “blinduar” pozitat në katërshen e parë.

Ndërsa Kukësi do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për t’u rikthyer te fitorja në kampionat pas 11 ndeshjes. Por ndeshja që spikat sot është supersfida mes dy ekipeve më të mira të këtij sezoni.

Partizani dhe Egnatia do të përplasin “brirët” për 3 pikët në stadiumin “Arena e Demave”,ndeshje e cila do të startojë në orën 16:00. “Demat” e Orges Shehit kërkojnë 3 pikët për të shkurtuar diferencën nga 10 në 7, ndërsa fitorja do t’i jepte Egnatias qetësi në majë të renditjes.

Po në orën 16:00 në stadiumin e Durrësit luhet një sfidë mjaft interesante. Teuta do të presë në shtëpi Skënderbeun. Këta të fundit kërkojnë me doemos pikë për të filluar shkëputjen nga zona e ftohtë. Në krahun tjetër Skënderbeu vjen i motivuar pas triumfit në “Air Albania” ndaj Tiranës.

Në kuadrin e javës së 22-të të Superiores, nesër(e dielë) luhen dy ndeshjet e tjera, Laçi-Vllaznia dhe Erzeni-Dinamo, që të dyja me nisje në orën 13:30.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img