E filluar të shtunën me katër ndeshjet e para, Kategoria e Parë e futbollit shqiptar ka vijuar të dielen javën e 21-të edhe me katër ndeshjet e tjera të mbetura.
Në sfidat e së shtunës, Bylis kryesues rikthehet te fitorja dhe mposht Burrelin me shifrat 1-0. Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Ruci në minutën e 38′. Dibranët e Korabit munden në Cërrik me shifrat 1-0 përballë Turbinës. Shkumbini humbet ndaj Tomorit me shifrat 5-2. Ndërkohë takimi i fundit zhvilluar ditën e shtunë mes Besëlidhjes dhe Lushnjes përfundoi me shifrat 2-2.
Në katër takimet e luajtura ditën e dielë janë shënuar 9 gola. Pukjanët e Tërbunit të drejtuar nga trajneri shkodran, Elvin Beqiri vazhdon serinë e fitoreve. Sot ka mundur lehtësisht Maliqin me rezultatin 3-0. Për pukjanët ka shënuar Peqini në të 8’, Rezhda në të 55’ dhe Tinga Kofi.
Kështu Apolonia ka fituar në minutën e fundit në transfertën saradiote 1-0 falë golit të Zogajt. Ndërkohë, kavajasit e Besës mundin Vorën me rezultatin 2-0. Sulovari në të 18’ dhe Perja në të 69’ me penallti firmosin suksesin e kavajasve.
Fitore shumë të rëndësishme me vlerë tre pikëshe ka regjistruar Erzeni, i cili mund në transfertë Pogradecin 0-3. Autorë të golave për shijakasit janë shënuar Ymeri dygolësh, 23’ dhe 63’ dhe Mehmeti 50’.
Pas Javës së 21-të, Kampionatin Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Parë e kryeson Bylis i ndjekur nga Erzeni në vendin e dytë.
Rezultatet e Javës së 21-të të Kategorisë së Parë
BYLIS-BURRELI 1-0
TOMORI-SHKUMBINI 5-2
TURBINA-KORABI 1-0
BESËLIDHJA-LUSHNJA 2-2
BUTRINTI-APOLONIA 0-1
BESA-VORA 2-0
POGRADECI-ERZENI 0-3
TERBUNI-MALIQI 3-0