Monday, April 29, 2024

Kategoria e Parë-Java e 24-të/Shijakasit përkohësisht në vend të parë

Lexo

Kategoria e Parë e futbollit shqiptar ka luajtur të shtunën ndeshjet e javës së 24-të. Në fakt kanë qënë 14 skuadra që janë ballafaquar në 7 duel në fushën e lojës, sepse dy të tjera do të luajnë nesër ndeshjen e 8-të për të mbyllur javën në fjalë.

Kështu, në ndeshjet e sotme ka spikatur fitorja e Erzenit ndaj Tomorit me rezultatin 2-1.Fitore kjo që mban vulën e shkodranit Jasmin Rraboshta që vazhdon të shënojë sistematikisht për skuadrën e tij, ndërkohë që goli tjetër shënohet nga Ymeri.

Kjo fitore e ngjitë Erzenin përkohësisht në vendin e parë. Shijakasit kanë grumbulluar 54 pikëve duke u barazuar Bylisin, i cili ndeshjen e tij të kësaaj jave përballë Apolonisë do ta luajë të dielen.

Fitore me vlerë realizoi edhe Tërbuni i Pukës këtë javë, i cili falë golit të shënuar nga Keko mundi në stadiumin “Ismail Xhemali” Pogradecin me rezultatin 1-0. Fitore kjo që i ngjitë pukjanët në kuotën e 38 pikëve po aq sa ka edhe Apolonia e vendit të katërt.

Një fitore me vlerë duhet konsideruar edhe ajo e Maliqit që duke mundur Besen e Kavajës me rezultatin 3-2 bën t’i largohet për momentin vendit të fundit në renditje. Bollëk golash ka pasur sfida në mes Shkumbinit dhe Besëlidhjes, e cila është mbyllur me fitoren e thellë të lezhjanëve, 2-5. Ndërsa në Peqin pati 7 gola, në Burrel, skuadra vendase ka barazuar me rezultatin 0-0 me Korabin e Peshkopisë. Në barazim, por 1-1 është mbyllur ndeshja Lushnja-Pogradeci, ndërkohë që Vora fiton në transfertë me Turbinën 0-2.

Rrezultatet e javës së 24-të Kategorisë së Parë

ERZENI-TOMORI 2-1

Ymeri 10′ , Raboshta 55′ / Manellari 22′ 

TËRBUNI-BUTRINTI 1-0

Keko 34′ 

MALIQI-BESA 3-2

Kita 20′, 51′, Xaka 90′ / Sulovari 39′ , Hoxha 90+3

SHKUMBINI-BESËLIDHJA 2-5

De Zhesu 9′, Freire 45′ / Bushi 19′ , M.Hasbajrami 49′ (autogol), Gjikolaj 73′ , Re.Danaj 75′, 90+2′

VORA-TURBINA 0-2

Hasaj 64′, Lushaku 67′ (autogol)

LUSHNJA-POGRADECI 1-1

Kolgega 52′ / Pengu 85′

BURRELI-KORABI 0-0

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img