Janë mbyllur 5 ndeshje të vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Parë. Kan rënë në sy fitoret e ekipeve nga mesi i tabelës dhe poshtë,ndërsa nuk kan ndryshuar fatet e sezonit.
Kështu Besa dhe Lushnja janë zyrtarisht në “Play Out”. Ndeshja e fundit për Kategorinë e Parë do të luhet mes Bylisit dhe Elbasanit,që do vlejë vetëm për statistika.
Në ndeshjet e luajtura pasditen e sotme edhe pse Besa mund minimalisht Flamurtarin nuk arrin dot te dal nga zona “Play-Out”,në krahun tjetër Flamurtari shkon i qetë edhe pas ndalesës së Apolonisë në Burrel aty ku vendasit i mposhtin me shifrat 2-1 në një ndeshje ku vlejti më tepër për Burrelin pasi Apolonia ishte e sigurt në katër skuadrat që do të luajnë në “Play-Off”.
Po ashtu një ndeshje më tepër ku u luftua për golashënuesin më të mirë ishte ajo në Luz ku Luzi 2008 dhe Vora dhuruan spektakël por ndeshjen e fitoj pikërisht sulmuesi Peter Itodo Mandela i Luzit që realizoj një tripletë duke udhëhequr listën e golashënuesve.
Ndërkohë Lushnja mer një fitore për statistikë më tepër kjo pasi me rezultatin 0-2 në Berat u pozicjonua më mirë sesa Besa. Në ndeshjen tjetër Kastrioti luan pingpong me Korabin me shifrat nga 0-2 në favor të Korabit në fund ishin krutanët që fituan me rezultatin 4-2.
Takimi i fundit i kësaj jave, Bylis-Elbasani do të luhet nesër në orën 17:00.
Kategoria e Parë java e 33-të:
Besa-Flamurtari 1-0
Burreli-Apolonia 2-1
Kastrioti-Korabi 4-2
Luzi-Vora 3-3
Tomori-Lushnja 0-2
Nesër
Bylis-Elbasani(17:00)
Fatos LAMAJ