Tuesday, April 30, 2024

Kategoria e Tretë-Basania shpartallon Klosin 5-1. 90-të minuta larg kalimit në kategorinë e dytë

Lexo

Basania FC-KF Klosi 5-1(Shënues: Taulant Nikshqi 34’, 81’, Hoffmann 76’,  Semiao Cantao 82’, Canja 88’/Llaveshi 90’)

Basania FC: Marku, Shema, Kola, Mila, Nikshiqi, Shimaj, Zagani, Soumah, Zefi, Silva, Hoffmann(U aktivizuan: Mani, Leka, Puka, Canja). Trajner: Fatjon Hasani

KF Klosi: Llaveshi, R. Lika, O. Kola, Muharremi, Cevani, Doma, L. Lika,  Duraku, Mallunxa, Sherra.(U aktivizuan: Koka)

Gjyqtarë: A. Toska, A. Kycyku, K. Hitollari, A. Kuçuku, S. Abdyli

Basania Fc dhe KF Klosi u ndeshën sot në fushën sportive të Bushatit në kuadrin e javës së parafundit të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e tretë. Pas hapit të gabuar javën e kaluar, duke bazuar në shtëpi me Bulqizën, pasditen e sotme skuadra bushatase e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani prezantoi një ndeshje të shkëlqyer në fushën e lojës.

Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin 1 me 0 për Basanian , falë golit të shënuar nga Taulant Nikshiqi në minutën e 34-të. Ky rezultat e shoqëroi këtë duel për shumë minuta me radhë, por 15-të minutëshi i fundit kishte rezervuar edhe pesë gola të tjerë.

Katër prej tyre ishin prsëri të skuadrës vendase me autor Hoffmann 76’,  Nikshiqin 81’, i dyti personal për të në këtë ndeshje, Semiao Cantao 82’ dhe Canja 88’. Ndërkohë, nga kampi i Klosit, golin e vetëm, që në kësi rastesh në gjuhën sportive thuhet “goli i nderit” u shënua nga Llaveshi në minutën e 90-të.

Në këtë mënyrë, një javë para përfundimit të krejt kampionatit, me fitoren e thellë 5 me 1 sot ndaj Klosit, Basania vazhdon të mbajë vendin e parë në grupin A të kategorisë së tretë, por tashmë edhe me një golaverazh edhe më pozitiv.

Që do të thotë, se skuadra bushatase është vetëm 90-të minuta larg realizimit të objektivit të kualifikimit në kategorinë e dytë. Gjithçka është në dorën e vetë Basanias, së cilës i mjafton, një fitore në takimin e fundit që do të luhet në transfertë me Arnisen dhe firmohet zyrtarisht kualifikimi në kategotinë e dytë si skuadra e parë e grupit.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img