Wednesday, November 27, 2024

Kërcënohej për shkarkim, trajneri rumun Balint feston pas fitores së Universitates ndaj Vllaznisë dhe kualifikimit në turin e tretë të Conferencë League

Lexo

Barazimi në ndeshjen e parë  të turit të dytë të Conferencë League, si dhe dy barazimet e tjera në kampionatin e Superligës rumune, gjithnjë tre të tilla ardhazi, e patën vënë nën presion trajnerin e Univeraitatesë së Craiovës, Balint. Madje, deklaratat ishin deri në atë pikë sa nëse nuk kualifikohej me Vllazninë të largohej nga drejtimi i Universitatesë.

Por, pas ndeshjes me Vllazninë, ku fitoi me rezultatin e pastër 3-0, gjithçka u kthye në favorin e Lazlo Balint. Një gjë të tillë ai e ka reflektuar edhe në mediat rumune, kur thotë: “Nuk ishte aspak e lehtë, jam i kënaqur me mënyrën se si skuadra e përballoi këtë ndeshje. Nuk e kam thënë këtë vetëm një herë, por e përsëris gjithmonë që asgjë nuk është rastësore. Çfarë ndodhi këtë të enjte ishte një shenjë e mirë për ne, ne sot mund të shënonim që në aksionin e pare. U thashë djemve në pushim se duhet të kishim durim dhe besim. Isha plotësisht i bindur se goli do të vinte. Kishte edhe pak mungesë fati, pasi kishim situata të pastra. Por nuk ka rëndësi kur u shënua, ka rëndësi kualifikimi. Kemi luajtur ndeshje ku kemi qenë në kontroll të plotë. Sot gjithçka shkoi sipas planit, edhe pse golat erdhën në pjesën e dytë”, – përfundoi trajneri i Univeristateas, i cili e kishte në fakt këtë ndeshje si mundësinë e fundit për të ruajtur stolin e tij, që ishte lëkundur mjaft këto javët e fundit, pas 3 barazimesh, dy në kampionat dhe atë kundër Vllaznisë.”

Në këtë mënyrë, tekniku rumun ka gjetur qetësinë, të paktën duke kaluar një provë të vështirë siç ishte kjo ndaj Vllaznisë, për të cilën drejtuesit i kanë dhënë votëbesimin e duhur të vijojë në drejtimin e skuadrës së Craiovës.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img