“KF Murlani një vit aktiv. Nuk feston ditën e krijimit me festë. Se suksesi i arritur brenda një vitië e ka bërë të festoj shumë shpesh. Me krijimin e skuadrës së parë të futbollit meshkuj, Murlani nga kategoria e tretë kaloj në kategorinë e dytë. Kemi për të përmendur dhe akordin e arritur JubanDanja/Murlan Femra, këtë vitë është KF Mulani Femra. U17 në vitin e parë fiton Kupën dhe Kampionatin njëkohësisht, U11 fiton kupën dhe del në finalen për kampionat. U13 në finale të kupëes. Janë sukseset e vetem një viti punë të mirë të bërë nga i gjithë stafi dhe bordi drejtues. Na pret një sezon i ri plot punë dhe ambicie për të arritur sukset e larta. Na mbetet vetem për të thënë, forca Murlani dhe suksese të metejshme, forca e Murlanit do vërshojnë!”, shkruhet, ndër të tjera në faqen zyrtare të KF Murlani në një përshkrim të ecurisë së KF Murlani gjatë sezonit sportive 2020-2021.
Ndërkohë, nga sa mësohet, ditën e sotme, kryesia e Klubit të Futbollit Murlani ka zhvilluar edhe analizën vjetore, ku në praninë e presidentit të klubit, Përparim Rraboshta, stafi teknik së bashku të gjithë trajnerët që kanë drejtuar gjatë këtij viti kanë raportuar për punën e tyre gjatë kësaj periudhe. Gjatë raportimit në këtë takim përmbledhës të sezonit janë evidentuar ekipet dhe trajnerët më të spikatur të grupmoshave, ku natyrisht ai i ekipit të parë me trajner Altin Xhahysën, nga debutues në kategorinë e tretë i kualifikuar menjëherë në kategorinë e dytë meriton vlerësimin maksimal.
Kështu, duke nisur nga ekipi më moshën më të vogël, ai U- 9 me trajner Fabiol Rexhepi me 25 fëmijë në total, renditja e tij ka qënë në mesin e tabelës së klasifikimit.
Më pas, ekipi U-11 me trajner Suad Premçi, me 25 fëmij në total është renditur në vendin e parë në grup, fitues i kupës dhe gjysëmfinalist i kampionatit.
Ekipi U-13 me tranjer Ari Djepaxhia me 23 fëmij në tota është renditur në vendin e katërt në kampionat, finalist i Kupës dhe me 2 lojtar në ekipin kombëtar, Geri Kamberi dhe Aron Jahja.
Ekipi U-15 me trajner Lirjet Lujkaj me 21 fëmij në total i renditur në vendin e pestë në kampionat, ndërkohë që ka dërguar 2 lojtar në kombëtaren e moshave, Igli Et’hemi dhe Donald Kuka.
Ekipi U-17 me tranjer Vahedin Pepaj me 21 fëminjë në gjirin e ekipit, vendi i parë në kampionat,fitus i Kupës si dhe me portjerin Gabriel Guri i cili kalon pozitivisht provën në Francë.
Ekipi U-13 vajza me trajner Robert Karma me 15 vajza total, i renditur në vendin e tretë në kapionat. Ekipi U-15 vajza, me trajnere Madalena Rrotaj,16 vajza në total, i renditur në vendin e tretë në kampionatin kombëtar.
Ndërkohë, padyshim që një arritje shumë e e madhe e këtij klubi është pjesëmarrja dinjitoze e ekipit të parë të futbollit në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa ka shkëlqyer, dhe duke u renditur në vendin e dytë, së bashku me vendin e parë, Luftëtarin e Gjirokastrës fituan të drejtën e kualifikimit në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar.
Një arritje kjo për t’u vlerësuar në maksimum, ku që në debutim, arrihet objektivi i kalimit në një kategori më lart dhe tashmë synimet janë edhe për më lart, drejt kategorisë Superiore në një të ardhme të shpejtë.