Saturday, July 27, 2024

KF Vllaznia-KF Shkodra, marrëveshje bashkëpunimi në rang të akademive

Lexo

Klubi i Futbollit Vllaznia ka bërë një lëvizje të zgjuar teksa ka nisur bashkëpunimin me Klubin e Futbollit Shkodra. Nga sa bëhët e ditur, bashkëpunimi do të konkretizohet në rang akademish, pikërisht aty ku KF Shkodra ka pikën më të fortë të punës së tij.

Është fakt, që prej vitesh nga puna e përkushtuar dhe shumë profesionale e stafit teknik të KF Shkodra që kryesohet nga kryetrajneri Taip Piraniqi, ka dalë një kontigjent i bollshëm talentësh të futbollit shkodran. Një pjesë e mirë e tyre, sot luajnë në nivele të larta të kampionatit shqiptar, në ekipet kombëtare si dhe në disa prej kampionateve më në zë europiane.

Është kjo arsyeja që pasi ka ndjekur me shumë vemendje funksionimin dhe ecurinë e klubit Shkodra, KF Vllaznia dhe konkretisht presidenti Alban Xhaferi, vendosi të nis bashkëpunimin zyrtar me KF Shkodra. Dhe, kjo është bërë përmes një një marrëveshje përkatëse zyrtare, e cila është firmosur nga drejtori teknik i Akademisë Futbollit Vllaznia, Alban Hasani si dhe trajneri dhe Zv.Adninistratori i KF Shkodra, Rudi Piraniqi.

Marrëveshja në fjalë është mirëpritur nga ana e drejtuesve të KF Shkodra, të cilët këtë bashkëpunim e konsiderojnë afatgjatë, pse jo për të shkuar në nivele të katerive edhe më të larta në vazhdimësi.

“Kjo marrvëshje ka si qëllim që të gjithë ato lojtar të Akademisë Futbollit Vllaznia që nuk do federohen me Vllazninë do t’i jepet mundësia të federohen e të aktivizohen me Akademinë e Futbollit Shkodra. Ky bashkepunim besoj se do jete fillimi, në vazhdimësi do shikohet mundësia për të tjera bashkëpunime në shërbim të rritjes cilësore të të dy klubeve. KF.Shkodra falenderon KF.Vllaznia për këtë mundësi që do t’i japin të gjithë futbollistëve të aktivizohen e ti shërbej rritjes cilësore të futbollit në Shkodër.”, shprehet kryetrajneri dhe administratori i KF Shkodra, Taip Piraniqi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img