Sunday, May 5, 2024

KF Vllaznia, marrëveshje bashkëpunimi me Klubin shumësportesh turk, Antalyaspor A.S

Lexo

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi për pesë vitet e ardhshme me Klubin shumsportesh turk Antalyaspor A.S.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është strukturimi dhe organizimi i Akademisë se Futbollit Vllaznia, duke përcaktuar filozofinë dhe modelin e lojës, organizimin e kurseve të trajnimit për trajnerët e akademisë, zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta dhe të fazës përgatitore në mjediset e Antalyaspor A.S, organizimin e turneve dhe ndeshjeve ndërmjet ekipeve të akademisë dhe ekipit të parë.

Një komponent shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i kësaj marrëveshje do të jetë asistenca në përzgjedhjen e lojtarëve për ekipin e parë me fokus kryesor talentet e reja brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar grupe të përbashkëta skautimi për formimin e përbashkët të lojtarëve të KF Vllaznia dhe Antalyaspor AS nëpërmjet huazimeve të ndërsjella, duke synuar transferimin e lojtarëve në liga të tjera me të forta me përfitim të përbashkët për klubet dhe lojtarët që janë pjesë e KF Vllaznia dhe Antalyasport AS.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img