Friday, May 3, 2024

Trajnerët e volejbollit shkodran, Endri Jukni dhe Fatjon Çekini, trajnim në Itali pranë ekipit kampion Bote në volejboll meshkuj!

Lexo

Trajnerët e volejbollit shkodran, Endri Jukni dhe Fatjon Çekini, kanë qënë të përzgjedhurit e Federatës Shqiptare të Volejbollit për një trajnim të realizuar në Itali pranë Federatës Italiane të Volejbollit.

Burime nga Federata Shqiptare e Volejbollit bënë të ditur për Veriu Sport se dy trajnerët shqiptarë të moshave U19 dhe U17 për meshkuj, përkatësisht Endri JUKNI dhe Fatjon ÇEKINI i janë bashkuar ekipit kombëtar Italian të rritur, kampion bote në volejboll për meshkuj duke asistuar në trajnimet e tyre në “Cazza di Volley” në Cavalese Itali.

Nga sa bëhet e ditur, ky është një projekt bashkëpunimi teknik në mes dy federatave të volejbollit, Shqipëri-Itali, në të cilin ka qënë i pranishëm në Cavalese është edhe Vincenzo Di Pinto, teknik që sezonin e fundit drejtoi skuadrën e Tarantos në SuperLiga.

Këto trajnime zhvillohen në vazhdën e marrëveshjes që FSHV ka bërë me FIPAV ku përgjatë muajve në vazhdim do të ndiqen edhe nga trajnerë të tjerë të përzgjedhur nën kujdesin e Komitetit Ekzekutiv të FSHV.

Kjo është një eksperiencë me vlera të mëdha në prag të aktiviteteve ballkanike ku Federata Shqiptare e Volejbollit do të jetë organizatore dhe pjesëmarrëse me dy grupmoshat U17 dhe U19 djem. Këto trajnime do të vazhdojnë në vazhdën e marrëveshjes që FSHV ka me FIPAV.

Federata Shqiptare e Volejbollit falenderon Federatën Italiane për këtë mundësi të krijuar dhe ju uron suksese të gjithë trajnerëve të cilët do të jenë pjesë e këtyre trajnimeve si për meshkuj ashtu edhe per femra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img