Saturday, November 23, 2024

KF Vllaznia ndërpret me mirëkuptim marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Drejtimin e skuadrës e merr trajneri i njohur nga Maqedonia e Veriut, Qatip Osmani

Lexo

Migen Memelli nuk është më trajner i Vllaznisë. Situata jo e mirë e kuqebluve në tabelën e klasifikimit duket që është bërë shkak që drejtuesit e klubit kuqeblu dhe trajneri të ulen dhe të diskutojnë, ku në fund kanë rënë dakort që të ndërpresin bashkëpunimin me mirëkuptim. Një gjë të tillë, e sqaron komunika zyrtare për shtyp e shpërndarë për mediat pak caste më parë nga ana e KF Vllaznia.

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Klubi i Futbollit Vllaznia njofton ndërprerjen me mirëkuptim të dy palëve marrëveshjen me trajnerin Migen Memelli. Falenderojmë trajnerin për gjithë kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe nën drejtimin e Vllaznisë. Pavarësisht pozicionit jo të mire të renditjes aktuale te ekipit tonë, ne vlerësojmë maksimalisht përpjekjet, ndershmërinë, integritetin e trajnerit Memelli dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme. 

Ndërkohë, nga ana tjetër kolegu ynë sportiv i Klan Maqedonia, Shaban Sinani, njofton ekskluzivisht për Veriu Sport, se trajneri i r ii Vllaznisë është  Qatip Osmani

“Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptar në futbollin e Maqedonisë së Veriut, Qatip Osmani, nga dita e sotme edhe zyrtarisht është emëruar si trajner përgjegjës në klubin e futbollit Vllaznia të Shkodrës në superligën shqiptare.

Në një deklaratë ekskluzive për Klan Maqedoni, Qatip Osmani, tha “ Përfundimisht  kemi rënë dakord me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia të Shkodrës që të jem  trajner përgjegjës.  Me  punë me ekipin e Vllaznisë do të nis  që nga  dita e hënë. Me drejtuesit e klubit kemi firmosur kontratë një vjeçare”.

Qatip Osmani  deri tani në tre raste ka drejtuar ekipin e Shkëndijës me të cilën skuadër ka fituar tre tituj kampion, një Kupë dhe një Super Kupë, ndërsa në garat ndërkombëtar ka luajtur  në play-off, për kualifikim në fazën e grupeve në Evropa Liga.  Qatip Osmani  pesë vite  ishte trajner i parë i KF Renova, gjashtë muaj ishte  trajner I FC Shkupi dhe KF Drita  të Bogovinës.”, shkruan ekskluzivisht për Veriu Sport, gazetari i mirënjohur sportiv i Klan Maqedonia, Shaban Sinani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img