Friday, April 19, 2024

Kolela:E kam menduar kurthin ndaj Vllaznisë, por nuk ua them! Trajneri i Partizanit kërkon fitore ndaj kuqebluve

Lexo

“E kam menduar kurthin ndaj Vllaznisë por nuk ua them!” Kështu është shprehur sot trajneri, Xhovani Kolela, gjatë konferencës për shtyp dhënë për gazetarët në prag të ndeshjes, Partizani-Vllaznia.

Italiani i pankinës së Partizanit e vlerëson jo pak Vllaznisë për nivelin që ka, por nga ana tjetër thotë se do të luajmë gjithçka për gjithçka për të fituar ndeshjen.

“Në këtë moment Vllaznia është e rrezikshme sepse kanë humbur ndeshje dhe kanë fituar në javën e fundit dhe janë në garë për Europën. Vllaznia këtë sezon ka qenë kundërshtar i vështirë sepse ka skuadër të mirë. Do të jetë ndeshje e vështirë sepse kemi të nevojshme 3 pikët si ne, ashtu edhe Vllaznia.

Ne do të luajmë gjithçka për gjithçka. Kemi të paktën 5-6 ndeshje në të cilat duhej të fitonim. Nga humbja me Laçin, ishim të detyruar të fitonim të gjitha ndeshjet por nëse skuadra bën atë që duhet të bëjë jam i bindur se bëjmë mirë. Historia në kampionatin tonë ka treguar se nëse nuk bëjmë gjërat që dimë, është problem.

Nuk jam unë ai që duhet të ndryshoj diçka. Nëse shkoj në fushë, kam më pak shqetësime. Problemi është se do të përgatitësh gjëra dhe ti respektosh në fushë. Pikë! E kam menduar kurthin ndaj Vllaznisë por nuk ua them.”, është shprehur ndër të tjera numri një i pankinës së kuqe në prag të ndeshjes, Partizani-Vllaznia, takim që luhet pasditën e së dieles në stadimin “Arena e Demave” në kryeqytet.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img