Saturday, November 23, 2024

Kombëtarja e femrave grumbullimin 7 ditor në Ulqin

Lexo

Kombëtarja shqiptare e femrave vijon të jetë e grumbulluar në Ulqin, nën urdhrat e teknikut kuqezi Armir Grima.

Trajneri Grima ka ftuar në këtë grumbullim 23 futbolliste, ku 21 prej tyre janë pjesë e ekipeve shqiptare të futbollit, ndërsa janë ftuar edhe mbrojtësja Albina Zyba, e cila aktivizohet në skuadrën e FC A&N Prizren, pjesë e kampionatit të Kosovës dhe mesfushorja Luana Zajmi, e cila militon në radhët e ekipit të Promurijes, klub i kampionatit slloven.

Në një prononcim për fshf.org pak ditë më parë, tekniku kuqezi i femrave u shpreh se qëllimi i këtij grumbullimi është për të parë gjendjen e lojtareve si dhe për të evidentuar futbolliste të cilat do të jenë të gatshme për të qenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen.

Kombëtarja shqiptare e femrave do të vijojë të qëndrojë e grumbulluar në Ulqin deri ditën e diel, duke përmbyllur kështu grumbullimin 7-ditor të planifikuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img