Monday, October 14, 2024

Atletikë- Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj, nesër në Mitingun Ndërkombëtar të Beogradit

Lexo

Atletika shqiptare rikthehet në kryeqytetin serb për aktivitetin tradicional që zhvillohet si zakonisht në çdo fund shkurti. Një aktivitet ku pista dhe pedanat e stadiumit serb kanë provuar forcën, talentin dhe profesionalizmin e atletëve shqiptarë. “Mitingu Ndërkombëtar i Beogradit 2021” quhet aktiviteti që starton nesër në Beograd. Shqipëria përfaqësohet me dyshen shkodrane, Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj, padyshim dy nga atletët më të mirë të vendit tonë, të cilët fiks një vitë më parë, në “Mitingun Nderkombëtar të Beogradit 2020 korrën suksesin e merituar duke fituar medaljet e arta, Smajlaj në kërcim së gjati dhe Burraj në vrapimin 400 metra.   Dyshja shkodrane në fjalë, Smajlaj-Burraj, vjen në këtë aktivitet të sivjetëm pas suksesit të arritur pak ditë më parë në Kampionatin Ballkanik të organizuar në Stamboll të Turqisë. Izmir Smajlaj u shpall Kampion Ballkani në salla të mbyllura në disiplinën e Kërcimit së Gjati ku arriti të kërcejë 7.91 metra duke fituar vendin e parë dhe medaljen e artë. Një garë e vështirë kjo për Smajlajn kur kemi parasysh konkurimin që ai pati me 21 rivalë nga shtete Ballkanike dhe jo vetem. Sukses ky, që Izmiri e ndan me trajnerin e tij personal Gjergj Ruli, familjen e tij, KS Tirana dhe Bashkinë Tiranë që e kanë mbështetur fuqishëm. Dhe së bashku me to, patjetër edhe me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar që i ka akorduar Bursen Olimpike Tokyo 2020.

Një paraqitje mjaft të mirë në Kampionatin Ballkanik në salla të mbyllura të organizuar në Stamboll të Turqisë, bëri edhe shkodrani tjetër Franko Burraj, i cili përmes një konkurence të fortë me rivalët ballakanikë të garës 400 metrave u rendit i dyti me kohën 47 sekonda. Me këtë rezultat, Burraj që stervitet nga trajneri i tij personal, Bruno Rrotani, është shpallur nën kampion i Ballkanit, sukses që e ndan me SK Vllaznia, drejtorin Mark Kroqi, kryetrajnerin kuqeblu Albert Marashi, Bashkinë Shkodër dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, fizioterapistin, Dr. Niko Ujka, për mbështetjen e dhënë.

Ashtu si edhe kolegu i tij Smajlaj, edhe Franko Burraj është përfitues i bursës së KOKSH “Talent sot-Olimpist neser” që mbështet sportistin në rrugen drejt Tokyo 2020.

Nga sa bëhet e ditur, dy shkodranët e talentuar që konsiderohen edhe si krenaria e atletikës shqiptare, Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj, prej mesditës së martë kanë mbërritur në kryeqytetin serb në pritje të garave që startojnë të mërkurën në kuadrin e “Mitingut Ndërkombëtar Beograd 2021”.

Veriu Sport, i uron suksese dy atletëve tanë, me shpresë dhe besim në vijueshmërinë e rezultateve pozitive duke bërë të mundur ngritjen e flamurit kuqezi në podiumin serb të Beogradit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img