Sunday, December 1, 2024

Trajneri shkodran i kombëtares U-19, Armando Cungu nis punën me zborin e parë stervitor

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-19 po zhvillon një grumbullim 3-ditor nën drejtimin e trajnerit të ri të ekipit kuqezi, Armando Cungu i emëruar pak javë më parë në këtë detyrë. Tekniku shkodran ka ftuar 25 lojtarë, me pjesën dërrmuese që vijnë për herë të parë në këtë grup-moshë, pasi në të kaluarën janë aktivizuar me ekipet e moshave U-18 dhe U-17.

Ekipi është grumbulluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ndërsa lojtarët e ftuar janë të vitlindjeve 2002, 2003 dhe 2004. Në listë ka disa emra interesantë, që aktivizohen edhe në skuadra të huaja dhe kanë qenë vazhdimisht nën vëzhgimin e skautëve të FSHF-së. Për t’u përmendur janë emra si Keslin Shani (Lokomotiva e Zagrebit), Armelindo Mema (QPR), Zajsar Arapi (Kickers Offenbach), Lion Cahani (Gorica), Fabian Shahaj (Den Haag), Henry Hysenagolli (Leganes CD) apo edhe Arbër Bytyçi (Laçi).

Për t’u theksuar është se në listën e grumbullimit që trajneri i të kombëtares U19, Armando Cungu ka ftuar për këtë zbor stervitor janë edhe disa futbollistë të Akademisë Vllaznia. Të tillë janë, Leonard Kaçaj, Kleidi Paloka, Flori Spahija, Geralb Smajli, Paolo Pjeshka, Ardit Nikaj. Nga sa bëhet e ditur, një ditë me vonesë me skuadrën përfaqësuese U-19 është bashkuar edhe futbollisti tjetër i Akademisë Vllaznia, Rejan Alivoda. Ndërkohë, edhe pse ka qënë në listën e grumbullimit,  futbolisti tjetër i Akademisë Vllaznia, Enes Papaj, për shkak të një dëmtimi nuk është bërë e mundur një gjë e tillë.

Gjatë këtij stazhi stërvitore Kombëtarja U-19 do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares U-18, që do të luhet më datë 24 shkurt 2021, ora 10:30 në fushën e kompleksit “Tropikal” në Durrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img