Kombëtarja e femrave grumbullimin 7 ditor në Ulqin

Lexo

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Shehi: “Nuk ishte më gjë në dorën tonë pas asaj që ndodhi, kemi ardhur me sakrificë e me djersë”

Tirana e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Partizanin dhe nuk arriti të shpallej kampione për herë të...

Kombëtarja shqiptare e femrave vijon të jetë e grumbulluar në Ulqin, nën urdhrat e teknikut kuqezi Armir Grima.

Trajneri Grima ka ftuar në këtë grumbullim 23 futbolliste, ku 21 prej tyre janë pjesë e ekipeve shqiptare të futbollit, ndërsa janë ftuar edhe mbrojtësja Albina Zyba, e cila aktivizohet në skuadrën e FC A&N Prizren, pjesë e kampionatit të Kosovës dhe mesfushorja Luana Zajmi, e cila militon në radhët e ekipit të Promurijes, klub i kampionatit slloven.

Në një prononcim për fshf.org pak ditë më parë, tekniku kuqezi i femrave u shpreh se qëllimi i këtij grumbullimi është për të parë gjendjen e lojtareve si dhe për të evidentuar futbolliste të cilat do të jenë të gatshme për të qenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen.

Kombëtarja shqiptare e femrave do të vijojë të qëndrojë e grumbulluar në Ulqin deri ditën e diel, duke përmbyllur kështu grumbullimin 7-ditor të planifikuar.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -