Thursday, May 9, 2024

Kombëtarja shqiptare e veteranëve triumfon në “Shtëpinë e Futbollit” ndaj holandezëve të SC Jekerdal. Asnjë futbollist shkodran në përbërje të skuadrës!

Lexo

Kombëtarja shqiptare e veteranëve zhvilloi pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” ndeshjen miqësore me ekipin holandez të Maastricht, SC Jekerdal.

Në këtë sfidë triumfoi Kombëtarja shqiptare e veteranëve që drejtohet nga tekniku Sulejman Mema, me rezultatin 8-4.

Një ndeshje e bukur dhe e luftuar që prodhoi emocione dhe gola të shumtë, teksa kuqezinjtë u treguan më të saktë në kontretizimin e rasteve të krijuara. Por, ajo që të bën përshtypje është se në përbërje të skuadrës nuk bën pjesë asnjë futbollist i Vllaznisë. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshme, ndoshta edhe objektive, por duke konstatuar se në skuadrën kombëtare të veteranëve nuk dallon asnjë futbollist nga “djepi” i futbollit shqiptar, sikur nuk tingëllon fort mirë.

Kombëtarja e veteranëve ka pasur një sërë aktivitetesh deri më tani, ku muajin e kaluar në “Shtëpinë e Futbollit” u organizua edhe një turne i veçantë në formën e një “triangolareje” ku morën pjesë, Kombëtarja shqiptare e veteranëve, ekipi i veteranëve të Hanover-it dhe ekipi i veteranëve të Flamurtarit.

Gjithashtu, Kombëtarja shqiptare e veteranëve stërvitet çdo javë në “Shtëpinë e Futbollit” duke zhvilluar edhe ndeshje testuese,  ndërsa në muajt në vazhdim do të organizohen të tjera aktivitete.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img