Monday, May 20, 2024

Futsal-Merkato/Vllaznia, rikthen në shtëpi Fatos Beharin dhe Semir Gogajn, dy ish titullarë të Flamurtarit sezonin e kaluar

Lexo

Brenda dy vitesh, Vllaznia e Futsales, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë. Me lojrat e saj dinjitozë, një pjesë e mirë edhe spektakolare, sidomos ato që janë luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” përballë rivalëve, Tirana, Partizanin e Flamurtari.

Edhe pse objektivi ishte fitimi i titullit kampion, mbyllja e sezonit e gjeti KF Vllaznia Futsal në vendin e dytë të klasifikimit, pas Tiranës që u shpall kampione.

Pas dy viteve përvojë, tashmë duket se ka ardhur koha që në vitin e tretë të konkurimit, Vllaznia e futsales të synojë seriozisht titullin kampion. Një gjë të tillë e konfirmuan presidenti i futsales shkodrane, Fisnik Barbullushi dhe trajneri Arben Xhaferi, të cilët premtuan përforcimin e skuadrës duke rikthyer në Shkodër lojtarë cilësorë që luajnë në ekipet e tjera.

Dhe, ndët to, natyrisht që shumë të spikatur janë Fatos Behari dhe Semir Gogaj, të cilët sezonin e kaluar mbajtën peshën kryesore të Flamurtarit të Vlorës.

“Në rrugëtimin tonë 2 vjeçar kemi hedhur gurët e themelit për të ndërtu një ekip çdo vit e më kompetitiv.

Bazën e ekipit, këtë vit e përforcojmë me 2 lojtarë shkodran me eksperiencë në disiplinën e futsallës, Fatos Behari dhe Semir Gogaj.

Premtimet:

  1. Rikthim i Vllaznisë në futbollin e sallave
  2. Afrimi i tifozerisë shkodrane në pallatin e

sportit

  1. Afrimi i shkodranëve që luajnë në ekipet tjera

te Vllaznia

  1. Kryt Nalt”, bëjnë të ditur zyrtarisht drektuesit e KF Vllaznia Futsal
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img