Saturday, November 23, 2024

Kombëtarja shqiptare shpallet “Nder i Kombit”, Sylvinho merr nënshtetësinë shqiptare

Lexo

Sot po mbahet mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2023” ku do të vlerësohen protagonistët kryesorë të futbollit, djem dhe vajza, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në fushën e lojës.

Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë i pranishëm në “Mbrëmjen gala” të FSHF ka falënderuar kombëtaren shqiptare për paraqitjen e suksesshme në kualifikueset “Euro 2024”.

Por mes të tjerash, së bashku me presidentin Bajram Begajn, i ka dorëzuar trajnerit brazilian shtetësinë shqiptare.

Ndjej nevojën për të falënderuar me gjithë zemër të gjithë ata që e mundësuan këtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, përgëzimin dua ta filloj nga pak më larg, nga Gianni De Biassi. I cili është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur.

Dua ta vazhdoj me Edi Rejan. Të ndaloj një sekondë këtu, me Sylvinhon: E njeh presidentin e Shqipërisë? Presidentin tonë, jo të Brazilit, duhet të vish sepse do të ta prezantoj. Atëherë siç premtuam, sot duam të gjithë së bashku të të japim shtetësinë shqiptare”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar çmimin “Nder i  Kombit” që iu dha nga Presidenti i FSHF-së Armand Duka. Në mbrëmjen gala “Më të Mirët 2023”, organizuar nga FSHF, skuadra e futbollit bashkë me stafin u vlerësua për arritjet historike të vitit 2023.

“Futbollistët e ekipit kombëtar nuk janë të gjithë për shkak të impenjimeve me klubet, por disa që janë i ftoj në skenë. Padyshim dhe stafi”, tha Presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Futbollistët e Kombëtares që ishin të pranishëm u ngjitën në skenë, bashkë me trajnerin dhe stafin e tij. “Asambleja e FSHF, titullin më të lartë të saj ka ‘Nderi i Kombit në Futboll’ dhe ky titull i jepet ekipit Kombëtar të Shqipërisë të vitit 2023″, u shpreh Duka

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img