Kombëtarja shqiptare U-16 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Bullgarisë më 5 dhe 8 qershor në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të programit të zhvillimit dhe monitorimit të talenteve të rinj kuqezi.
Nën drejtimin e trajnerit Armand Dama dhe zëvendëstrajnerit Endrit Ohri, skuadra do të ketë mundësinë të testojë nivelin e saj përballë një kundërshtari ndërkombëtar, ndërsa stafi teknik do të vlerësojë nga afër alternativat në dispozicion.
Për këto dy sfida, trajneri Dama ka përzgjedhur 21 lojtarë, të cilët do të jenë pjesë e grumbullimit dhe do të synojnë të tregojnë cilësitë e tyre në fanellën kuqezi.
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Jurgen Nako, Bleron Celiku
Mbrojtës: Drion Ibrahimi, Denis Nikolli, Rian Nezaj, Indrin Zelka, Rejan Caslli, Aendi Cekrezi, Riad Syla
Mesfushorë: Joart Mile, Lorenc Perlala, Sebastian Sina, Angelos Como, Rajan Dybeli, Klevis Tafa
Sulmues: Mattia Avni Xhemali, Klevis Basha, Haxhi Rrena, Fabio Hyseni, Lorent Zhara, Kevin Rroci
Ndeshja e parë ndaj Bullgarisë do të luhet më 5 qershor, në ora 17:00, ndërsa takimi i dytë është planifikuar për më 8 qershor, në ora 10:00.


