Mbrëmje firmash te KF Vllaznia. Zyrtarizohet edhe Lirim Kastrati për sezonin 2026-2027

Lexo

- Reklamë -spot_img

E hëna e 1 qershorit 2026 ka qënë një ditë pune intensive për Klubin e Futbollit Vllaznia. Bëhet fjalë për formatimin e skuadrës kuqeblu për sezonin e ri futbollistik 2026-2027, por më së shumtmi për Kupat e Europës, për ndeshjet e së cilës Vllaznia është në pritje të hedhjes së shortit përkatës.

Dyshja drejtuese e skuadrës, trajneri Edi Martini dhe drejtori sportiv Vioresin Sinani ishin të parët që KF Vllaznia i zyrtarizoi për vazhdimësinë e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera.

Më pas ka ardhur edhe zyrtarizimi i Sherif Kallakut, dhe së fundmi, pak minuta më herët është bërë publik edhe marrëveshja e bashkëpunimit me Lirim Kastratin, kontrata e të cilëve vijon edhe për një sezon tjetër futbollistik.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia

𝐋𝐈𝐑𝐈𝐌 𝐊𝐀𝐒𝐓𝐑𝐀𝐓𝐈 𝐏𝐉𝐄𝐒𝐄̈ 𝐄 𝐕𝐋𝐋𝐀𝐙𝐍𝐈𝐒𝐄̈ 𝐄𝐃𝐇𝐄 𝐍𝐄̈ 𝐒𝐄𝐙𝐎𝐍𝐈𝐍 𝐄 𝐑𝐈

KF Vllaznia bën të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me futbollistin Lirim Kastrati edhe për sezonin e ardhshëm. Njëkohësisht i urojmë një rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img