Sunday, May 19, 2024

Kupa e Shqipërisë-Sot 9 ndeshje të turit të parë. Në Vlorë, kryendeshja, Flamurtari-Vllaznia

Lexo

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë luan sot 9 ndeshje. Një ditë më parë, nës stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës është luajtur ndeshja Besëlidhja-Apolonia, e cila është mbyllur me fitoren e fierakëve me rezultatin 0-1, ku golin e vetëm të kësaj ndeshje e ka shënuar Antoni në minutën e 67-të.

Në ballafaqimet e sotme, ndeshja më e rëndësishme e të dy grupeve, A dhe B, pritet të jetë ajo që do të luhet në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës në mes skuadrës vendase me të njëjtin emër dhe Vllaznisë mysafire. Dy skuadra këto, që pamvarësisht pozicioneve ku luajnë, vlonjatët në të parën dhe kuqeblutë në Superiore, për vetë traditën mes këtyre skuadrave pritet të jetë shumë e dyluftuar.

Ndërkohë, përpos takimit, Flamurtari-Vllaznia, në grupin A kemi edhe këto çifte për ditën e sotme” Kastrioti-Vora, Pogradeci-Bylisi, Besa-Korabi. Ndërsa në grupin B, takohen” Devolli-Laçi, Labëria-Kukësi, Luzi 2008-Teuta, Maliqi-Skënderbeu, Turbina-Erzeni.

Ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë mbyllen të mërkurën me çiftet e grupit A: Veleçiku-Tirana, Partizani-Oriku, Butrinti-Dinamo, Lushnja-Tërbuni, si dhe Shkumbini-Egnatia dhe Burreli-Tomorri në grupin B.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img