Monday, November 25, 2024

Kombëtarja U-21 niset drejt Republikës Çeke, të hënën, ora 18.00 sfida për kualifikuese për Euro 2023

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-21 është nisur të shtunën drejt Republikës Çeke ku do të përballet me skuadrën vendase, në ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2023. Kuqezinjtë nën 21 vjeç, nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi i kanë dhënë fund përgatitjeve në vend, ku ishin të grumbulluar prej disa ditësh në Elbasan. E të shtunën rreth orës 15.00 janë nisur drejt Ceske Bodujevske, qytet ku do të akomodohen dhe do të stërviten para ndeshjes me Republikën Çeke.

Ky qytet ndodhet rreth 2 orë larg Pragës, ku edhe do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Republika Çeke. Nga data 29 gusht, kur edhe nisi grumbullimi i ekipit kombëtar U-21 e deri mesditën e së shtunës të 4 shtatorit, lista e lojtarëve të thirrur nga trajneri Bushi ka ndryshuar disa herë. Ka patur lojtarë të larguar në drejtim të Kombëtares A, lojtarë të dëmtuar në momentet e fundit apo mungesa edhe për arsye personale.

Të shtunën me ekipin kombëtar U-21 kanë udhëtuar edhe lojtarët Ernest Muçi dhe Mario Mitaj. Kuqezinjtë nën 21 vjeç do të kryejnë të dielën në orën 18.00 stërvitjen e parë dhe të vetme, që përkon edhe me orën e ndeshjes zyrtare të së hënës, 6 shtator kur do të luajnë ndaj Republikës Çeke.

Trajneri Bushi ka pranuar se kundërshtari është i fortë, por optimizmi i lojtarëve ka qenë i lartë dhe ata synojnë për një rezultat pozitiv. Shqipëria U-21 ka luajtur deri tani vetëm një ndeshje në grup, atë me Andorrën, të cilën e ka fituar 3-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img