Wednesday, October 23, 2024

Kosovë-Greqi luhet pa tifozë, Federata e Kosovës, masa të rrepta kundër Covid-19

Lexo

Ndeshja Kosovë-Greqi e vlefshme për fazën eliminatore të grupeve për Botërorin, Katar 2022 do të luhet pa tifozë. Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, e cila nëpërmjet faqes së saj zyrtare njofton se nuk do të ketë bileta në shitje për këtë sfidë. Ky vendim është marrë për shkak të masave të reja të qeverisë për parandalimin e pandemisë. Ndeshja Kosovë-Greqi do të luhet në stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe vetëm 10 % e hapësirës së këtij stadiumi do të jetë në dispozicion për të dyja ekipet, tifozerinë “Dardanët”, protokollin e shtetit dhe stafin organizativ.

Të gjitha biletat për këta pjesëmarrës do të jenë falas. Sipas rregullave të fundit të qeverisë për mbrojtje nga COVID-19, pjesëmarrësit për të hyrë në stadium duhet që bashkë me biletën të paraqesin edhe Certifikatën e vaksinimit të e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, test RT-PCR negativ për COVID-19, të kryer jo më herët se 72 orë, Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve, Test i shpejtë antigjen negativ jo më herët se 48 orë.

Pjesëmarrësit duhet të ruajnë biletat e ndeshjes pasi që ato do të jenë të vlefshme për lëvizje të lirë edhe pas orës policore. Në ndeshjen Kosovë – Greqi do të aplikohet sistemi VAR i FIFA-s. Kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitri francez François Letexier

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img