Friday, May 3, 2024

(Konferenca) Rikthehet nga dëmtimi, Imami kërkon të rikuperojë dy muajt jashtë fushës me një fitore ndaj Partizanit

Lexo

Ka qënë ndër titullarët kryesorë të formacionit kuqeblu, por si rezultat i një dëmtimin, mbrojtësi Eni Imami mbeti rreth dy muaj jashtë fushës së lojës. Rikthimi i tij në formacion ishte javën e kaluar ndaj Kastriotit duke bërë mjaft mirë detyrën e tij, ndërkohë që të premten do të jetë përsëri ën fushë, jo në qëndër të mbrojtjes ku luan zakonisht, por në të majtë duke zëvendësuar mungesën e maqedonasit Isajvseki. Duke folur në konferencën për shtyp, ai shpreson që edhe ndaj Partizanit të japë më të mirën e tij në fushën e lojës me një fitore që i hap rrugë fitimit të titullit kampion.

“E kam vuajtur shumë sepse nuk prisja të qëndroja kaq gjatë jashtë. Fatmirësisht u riktheva dhe më bëhet shumë qejfi që trajneri e tha edhe publikisht që kam bërë paraqitje të mirë ndeshjen e shkuar. E kisha pak me siklet të them të drejtën sepse kam qëndruar 2 muaj jashtë dhe nuk janë pak. Uroj ta vazhdoj formën e mirë edhe në tre ndeshjet e mbetura. Në mbrojtje do bëjmë më të mirën tonë dhe shpresoj që Partizani të vazhdojë agjërimin me ne”, tha Imami në lidhje me dëmtimin e tij duke shtuar se për të, sfida me Partizanin është vendimtare sepse kanë mbetur edhe 180 minuta dhe nesër ndahet çdo gjë në lidhje me ekipin kampion.

Duke folur për kundërshtarin dhe mungesën e titullit Asani, Imami, tha:”Sa i përket Asanit dihen vlerat e tij dhe këtë sezon ka bërë shumë mirë. Nuk dua t’ua ul vlerat sulmuesve të tjerë si Çinari, që është shkodrani juaj dhe Zhuniorit. Uroj të mos na shënojnë, s’e them që nuk do na shënojnë. Ndeshjet ndaj ekipeve të vendlindjes janë pak të sikletshme, por e kam kaluar tani këtë pjesë. Jam në një moshë që thjesht e shijoj. Edhe ju do e shijoni sepse është ndeshje rrallë dhe në Shqipëri nuk ndodhin shpesh të tilla beteja dy javë para fundit.”

Sa i përket titullit, dhe objektivave të Vllaznisë, tiranasi Eni Imami, i cili luan sezonin e tij të parë me kuqeblute, thotë:”Në Shqipëri vitet e fundit fituesit janë shpallur tre apo dy javë para dhe nesër është betejë e veçantë, kështu ta shijojmë. Patjetër që e pretendojmë titullin përderisa matematika na e lejon. Meqë mundësia është, sigurisht. Plus kemi edhe Kupën dhe kemi shans akoma më të mirë se kampionati për të marrë trofe. Na duket më e lehtë në Kupë sepse kemi gjithçka në dorë. Mendoj se Partizani ka më shumë presion nesër. Ata janë ndërtuar për titullin kampion, kurse ne për Kupat e Europës. Tani përderisa erdhëm deri këtu, pse të mos e tentojmë. Gjithsesi, brenda objektivit jemi sepse 99% Ligën e Europës e kemi siguruar”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img