Korabi eshte nje nga klubet me aktive ne Kategorine e Pare kete merkato. Ekipi vazhdon te perforcoj ekipin me qellimin ngjitjen ne eliten e futbollit shqiptar.
Nga sa meson “Veriu Sport” Korabi ka prezantuar 3 afrime njeheresh. Nje mbrojtes, nje mesfushor dhe nje sulmues i jan bashkuar Korabit.
Xhoel Plaku do te jete perforcimi me i ri i mbrojtjes dibrane. Me lojtarin qe ka nenshkruar nje kontrate 2-vjeçare. Me pare Plaku eshte aktivizuar me Dinamon dhe Elbasanin.
Klajdi Kryemadhi eshte afrimi i radhes. Mesfushori vjen nga Burreli dhe firmos me Korabin nje kontrate 2-vjeçare. Me pare Kryemadhi eshte aktivizuar edhe per Elbasanin dhe Beslidhjen.
Afrimi i trete eshte ai i Vilfor Hyses. Edhe sulmuesi do te firmos nje kontrate 2-vjeçare me dibranet. Teksa me pare eshte aktivizuar me ekipe si:Tetua,Flamurtari,Laçi,Vllaznia,Kukesi,Kastrioti,Lija Atletik,Dinamo,Lushnja dhe se fundmi Terbuni.
Fatos LAMAJ