Saturday, May 4, 2024

Nga: Martin DEDAJ BURRELI: INTENSITET STËRVITOR DHE MERKATO TË SUKSESSHME…

Lexo

Skuadra matjane po i paraprin fillimit të kampionatit të futbollit të kategorisë së parë, të edicionit 2023-2024, duke punuar në dy fronte njëkohësisht; Duke u stërvitur intensivisht madje dy herë në ditë, si dhe u kujdesur larg zhurmës mediatike për të bërë një merkato sa më të sukseshme, ku teksa sheh prurjet e deritanishme, mendoj të kenë qëlluar në këtë drejtim, pasi të gjithë lojtarët e afruar, kanë një format të kënaqshëm futbollisti dhe që i përshtaten mjaft mirë rolit për ku janë marrë, si dhe lojës kolektive të skuadrës.

STËRVITJA…

Prej fillimit të muajt Gusht e në vazhdim dhe aktualisht ekipi i Burrelit, nën drejtimin e trajnerit tashmë të mirënjohur Dorjan Bubeqi, vijon intensivisht stërvitjen madje me dy seanca në ditë, në qytetin e Burrelit. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore me Korabin dhe Besëlidhjen, të cilat i ka fituar.

Ndeshjen me Korabin e ka zhvilluar në Fushë-Krujë dhe e ka fituar me rezultatin 2-3, ndërsa fundjavën e shkuar, të shtunen më 12.08.23, zhvilloi një ndeshje me ekipin vendas, Besëlidhja, (që këtë sezon do të luajë në kategorinë e dytë, dhe synon rikthimin), dhe e ka fituar me rezultatin e pastër 0-3. Këto dy ndeshje kanë shërbyer për teknikun Bubeqi, për të parë gjendjen e lojtarëve, që janë afruar dhe të atyre të sezonit të kaluar, që së bashku me grupin e të rinjëve të akademisë vendase, kanë krijuar grupin e lojtarëve, që do të përfaqësojnë ngjyrat e Burrelit, këtë kompeticion futbollistik.

Në lidhje me situatën që mbisundon në ekipin që ai drejton, tekniku matjan Bubeqi thotë se; “Pjesë e ekipt të sivjetshëm, janë afro 80% e lojtarëve të sezonit të kaluar, si dhe merkatoja që është realizuar deri tani, ku pjesë e ekipit tonë, përveç lojtarëve të sezonit të kaluar, që kanë pranuar të luajnë edhe këtë sezon, grupit të të rinjëve të akademisë matjane, janë edhe prurjet e reja, ku deri tani gjithësejt janë tetë të tilla, dhe presim edhe një mbrojtës qendre, me afrimin e të cilit konsiderohet e mbyllur merkatoja për këtë sezon. Më gëzon fakti që të gjitha prurjet e merkatos me çfarë kemi konstatuar deri tani, janë lojtarë cilësorë, që do ti vlejnë skuadrës. Ne si staf po punojmë për ti inkuadruar dhe përshtatur këta lojtarë me pjesën tjetër të ekipit dhe harmonizuar ato me lojën kolektive të skuadrës së Burrelit”. Ndërsa sa i përket ndeshjeve të zhvilluara deri tani, pavarësisht rezultateve pozitive të arritura, Bubeqi ndonëse vlerëson pozitivisht performimin e lojtarëve, thotë se; “Kemi shumë për të bërë, dhe ato kanë shumë për të dhënë. Jemi dikund tek 50-60%, e kapacitetit të lojtarëve dhe ekipit në tërësi, shifër e cila me kalimin e ditëve, do të vijë duke u rritur derisa të arrijmë, në maksimalen e mundshme të mundësive, që çdo lojtar në veçanti, si dhe ekipi në tërësi kanë. Ky kampionat, do të jetë i fortë, jo vetëm nga skuadrat pjesëmarrëse me emër dhe traditë në futboll, por edhe nga formula, që do të ketë ky kampionat. Për rrjedhojë ekipi ynë po përgatitet për ta përballuar denjësisht atë. Mbështetja e Presidencës dhe e stafit drejtues, na motivojnë për të dhënë maksimalen e mundshme, ne si staf teknik, si dhe çdo lojtar që do të përfaqësojë Burrelin këtë kompeticion”, përfundon prononcimin e tij, tekniku matjan Dorjan Bubeqi.

MERKATO E SUKSESHME…

Pavarësisht se zyrtarisht deri tani nuk është deklaruar asgjë, sipas burimeve të sigurta pranë KF BURRELI, bëhet me dije se është afro dyshifrore shifra e lojtarëve të merkatos, që do të jenë pjesë e Burrelit këtë vit, gjë të cilën në një farë mënyre e konfirmon edhe trajneri Bubeqi, teksa thotë se: “Janë tetë lojtarë dhe pritet dhe një tjetër, që ti bashkohet grupit”.

Listën e lojtarëve të ardhur tek Burreli këtë merkato vere e kryeson Patrik Fetaj, mbrojtës i djathtë, por që luan edhe në pozicione të tjera dhe është një lojtar energjik, që merr shumë hapsira fushe me inkursionet e tij nga mbrojtja në mesfushë e deri në thellësitë e sulmit. Ai ka ardhur nga Dinamo, dhe ka një eksperiencë në kategorinë e parë, dhe do ti vlejë shumë ekipit të Burrelit, për vetë cilësitë individuale dhe harmonizimin e tyre me lojën kolektive. Gjithashtu nga Dinamo ka ardhë me huazim edhe portieri Dani. Lojtarët e tjerë të merkatos si: Pedro, Muriel, Zhao, Mendes, Vinicin, Xhaste etj, me paraqitjen që po bëjnë në seancat stërvitore dhe ndeshjet e zhvilluara kanë treguar se janë lojtarë cilësore, dhe të formuar nga ana tekniko-taktike dhe ajo fizike, që do ti japin një impuls skuadrës matjane.

***

Teksa vështron përbërjen aktuale të ekipit të Burrelit përfshi edhe merkaton e këtij sezoni, në një perceptim të thjeshtë vëren se kemi të bëjme me tre grupime futbollistësh. Ku në grupin e parë hyjnë “garda e vjetër”, apo më saktë grupi i lojtarëve, që mbyllën sezonin e kaluar dhe që luajnë edhe këtë sezon, që duhet thënë se kanë eksperiencën e duhur dhe kanë mbi dy-tre vite që luajnë së bashku, dhe që përbëjnë edhe bazën e ekipit dhe kanë kontribuar në vite për këtë ekip, gjeneratën e të rinjëve të akademisë vendase ku spikasin; Murra, Kola, Hoti etj, që janë plot energji, vullnet dhe dëshirë për të kontribuar për ekipin e tyre dhe afirmuar edhe veten, si dhe grupin tjetër të merkatos së sivjetme, edhe këta një grup cilësor futbollistësh, harmonizimi i të cilëve, është një sfidë më vete e stafit teknik me një krye Bubeqin. Kështu që ekipi i Burrelit, sivjet si kurrë ndonjë herë tjetër e ka “brumin e lojtarëve”, me të cilët mund të “pjekë”, një ekip cilësor, me ambicje dhe pretendime. Për këtë mundësitë janë, dhe do të jetë koha, ajo që do të jetë dëshmitare, e punës dhe seriozitetit të këtij stafi, për të na dhënë një ekip solid e mbi të gjitha me qëndrueshmëri gjatë gjithë kampionatit, që është i gjatë dhe i pa pa parashikueshëm, ku pse jo Burreli i sivjetëm, mund të na surprizojë, falë edhe mbështetjes së bashkisë dhe kryetarit të saj Agron Malaj, që është edhe president i ekipit. Le të shpresojmë për një gjë të tillë.

Nga: Martin DEDAJ-Gazetar dhe komentator sportiv.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img