Saturday, July 20, 2024

Kosova mundet në shtëpi nga Spanja 0-2 dhe mbetet e parafundit në Grupin B

Lexo

Në fakt, që në pragndeshje, në kampin kosovar e konsideronin të vështirë përballjen me Spanjën dhe ashtu doli. Skuadra e drejtuar nga Shaland nuk arriti të ndalë spanjollët, të cilët me nga një gol në secilen pjesë u larguan me tre pikë të rëndësishme nga Kosova. Tre pikë këto që e mbajnë Spanjën si kryesues të Grupit B me 13 pikë, ndërkohë që Kosova zhytet në vendin e parafundit me 4 pikë duke lënë prapa vetëm Gjerogjinë me 1 pikë.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës përgjithësisht u komandua nga skuadra mike, por që pati edhe momente të mira për përfaqësuesen e Kosovës, sidomos me Rashanin dhe Murriqin që gjithësesi nuk aritën të shënonin të paktën një gol në portën spanjolle.  Në pjesën e parë spanjollët kanë kaluar në avantazh me anë të Pablo Fornals në të 32’, i cili ka shfrytëzuar maksimalisht një pasim të saktë të Moratës. Ndërkohë goli i dytë spanjoll erdhi në limitin e krejt ndeshjes, minuta e 90-të me autor Torres.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img