Gjykimi i sfidës, Partizani-Vllaznia, takimi i dytë çerekfinal i Kupës së Shqipërisë, do të gjykohet nga një treshe tiranase, ku arbitër kryesor do të jetë Kreshnik Barjamaj i kolegjumit të Tiranës. Edhe kolegët e tij anësorë, do të jenë nga i njëjti kolegjum. Asistent i parë është Rejdi Avdo, dhe Asistent i dytë, Ani Koçiaj. Arbiter është caktuar Olsid Ferataj, i kolegjumit të Patosit.
Një tjetër arbitër i kolegjumit të Patosit, Olsion Yzeiraj do të jetë në sistemin VAR, ndërsa në Avar, fieraku Ilir Tartaraj.
Delegat i FSHF-së është caktuar, Marjus Sulejmani(Tirane), ndërsa Vezhgues është Albano Janku(Tirane)
Sfida, Partizani-Vllaznia, do të luhet në stadiumin e ri të KF Partizani, duke nisur nga ora 17:00.
Fatos LAMAJ