Friday, April 19, 2024

(Intervista) Trajneri Alert Alcani, flet si trajner i Besëlidhjes! Optimist për qëndrimin e lezhjanëve në kategorinë e pare.

Lexo

Ky sezon i Beslidhjes mund te quhet me plot goje nje deshtim total teksa skuadra ka marre rezultate teper negative qe e kane zbritur ne vendin e fundit te tabeles se renditjes ne Kategorine e Pare.

Në fillim te sezonit u shkarkua trajneri Alban Bruka dhe vendin e tij e mori Artan Bano, por as ky i fundit nuk arriti te ringrinte ekipin ndaj diten e djeshme eshte larguar nga stoli i lezhianeve ben me dije shtypi i shkruar.

Ne krye te skuadres pritet te vije përkohesisht Alert Alcani i cili u emerua drejtor sportiv pak jave me pare. Per kedo qe do te mar drejtimin e lezhianeve, objektivi mbetet i njejte: Shpetimi i sezonit me çdo kusht.

Ne nje interviste eksluzive per “Veriu Sport” tranjeri i sapo emeruar, Alert Alcani rrefen pergjegjesine e marjes se kesaj detyre dhe gjendjen e ekipit ne keto momente. “Te them te drejten e di shume mire veshtirsine qe me pret po te kontriboj per ekipin ku une u rrita si sportist, nuk mund te mos e pranoja. Me vjen keq ta shoh Beslidhjen ne ate gjendje. Une s’kam shkop magjik po, per ne, do jete çdo ndeshje, nje lufte per te bere maksimumin qe te arrijm te mbijetojme ne Kategorine e Pare.”, tha Alcani.

I pyetur ne lidhje me rikthimin e tij ne stol Alcani shprehet: ”Patjeter qe do te thote pergjegjesi, pasi une aty linda, aty u rrita, aty dola si futbollist.”

Nderkohe, per objektivin mbijetese, dhe per gjendjen e grupit aktual ai vijon: “Te them te drejten aty ka disa lojtar cilesor dhe me emer, por ate cfar kam konstatuar une eshte qe bejne nje futboll shume akademik gje per te cilen Lezha nuk shquhet. Besoj dhe shpresoj qe kete jave ndeshjet jane shume te forta, po per ne do jete nje finale, qe me Korcen, ekipet jan aty aty, nuk ka ndonje diference te madhe, besoj dhe shpresoj te ja dalim dhe per kete kam shume besim.”

Ne fund i pyetur ne lidhje me vijmesin e tij dhe marveshjen qe ka bere me presidentin Noka eksluzivisht per “Veriu Sport” Alcani zbulon: “Marveshja eshte qe une te jem tranjer me nje kontrate afatgjate por per mua ska shum lidhje kjo gje, e rendesishme eshte qe te japim maksimumin qe Beslidhja te qendroj ne Kategorine e Pare.”

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img