Wednesday, April 24, 2024

Kryebashkiaku Bardh Spahia, pret Vllazninë kampione absolute në atletiken shqiptare

Lexo

Vllaznia, kampione absolute e Shqipërisë me të gjithë grupmoshat për një periudhe 14 vjeçare, ka marrë vemendjen e institucionit të Bashkisë Shkodër. Ka qënë vetë kryebashkikau shkodran, Bardh Spahia, i cili në shenjë respekti dhe konsiderate për arritjet e këtij sporti elitar në qytetin e Shkodrës, ka pritur në zyrën e tij, stafin drejtues me kryetrajnerin Albert Marashi në krye së bashku me kolegët e tij, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, si dhe atletët kampionë dhe rekordmenë të vendit tonë, mes të cilëve edhe talentin e niveleve ndërkombëtare në 200 dhe 400 metra, Franko Burraj.

“Ekipi i Vllaznisë na ka bërë krenar në gjithë këto vite, e këtë e dëshmojnë më së miri arritjet e tij. Prita me kënaqësi trajnerët dhe atletët kuqeblu, jo vetëm për t’i përgëzuar për arritjet e shënuara, por edhe për t’ju garantuar se do të jemi mbështetës të vazhdueshëm të kërkesave të tyre.

Kampion kombëtar për të rinj dhe të rritur në 2022-shin dhe për 14 vite radhazi. Fitues të Kupës së Republikës për këtë vit.

Franko Burraj, kampion kombëtar dhe rekordmen 200 & 400 metra. Kampion Small States of Europe dhe gjithashtu përmirësim plot 3 herë i rekordit kombëtar.

Vllaznia është krenari e Shkodrës dhe Shqipërisë!”, shkruan kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, pas takimit në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img