Kryebashkiaku Benet Beci, pret kampionët e KF Shkodra: Përgëzova KF Shkodra për ngjitjen në Kategorinë Superiore me ekipin U-16 dhe U-17, një arritje që flet për punën e bërë me të rinjtë dhe talentet që po rriten çdo ditë në qytetin tone!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Suksesi i ekipeve të KF Shkodra, ku dy skuadrat e saj U16 dhe U17 u shpallen kampionë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë duke siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore nuk është anashkaluar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili ka preferuar të presë në zyrën e tij kampionët në fjalë.

Kryetrajneri i KF Shkodra Taip Piraniqi, i cili shoqërohej nga dy trajnerët e ekipeve kampionë, Rudi Piraniqi dhe Arbër Shytani si dhe një përfaqësi e të dy skuadrave, ka falenderuar kryebashkiakun Beci për mbështetjen duke i dorëzuar edhe një çertifikatë “Mirënjohje” për këtë qëllim.

Ndërkohë, nga ana tjetër, kreu i Bashkisë Shkodër, Beci, krahas vlerësimit që përcolli për klubin dhe drejtuesit për punën e bërë me të rinjtë dhe talentet që po rriten çdo ditë në qytetin tone, premtoi mbështetjen e duhur edhe në vazhdimësi për ekipet e KF Shkodra.

Përgëzova KF Shkodra për ngjitjen në Kategorinë Superiore me ekipin U-16 dhe U-17, një arritje që flet për punën e bërë me të rinjtë dhe talentet që po rriten çdo ditë në qytetin tonë.

Shkodra ka qenë gjithmonë një djep sportistësh dhe futbollistësh të talentuar. Ky sukses është dëshmi se vazhdojmë të nxjerrim breza që premtojnë shumë për të ardhmen e futbollit shkodran dhe shqiptar.

Urime lojtarëve, trajnerëve dhe gjithë klubit për këtë hap të rëndësishëm! ”, theksoi ndër të tjera, kryebashkiaku Benet Beci.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img