Vllaznia-Vora 2-2 (Balaj ‘31 (11-m), Murataj ‘40/ Karrica ‘43)
Arbitër: Bekris Dragusha(Shkodër)
Vllaznia dhe Vora e kanë mbyllur në barazim përballjen miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik 2026-2027 të Abisnet Superiores.
Ndeshja e luajtur pasditen e së shtunës së 15 gushtit në stadiumin “Loro Boriçi” ka dhuruar katër gola, nga dy për secilen skuadër.
E parë në tërësi, përballja në fjalë prezantoi një Vllazni me dy fytyra, me një npjesë të parë më të mirë dukle treguar më shumë iniciativa në fazën ofensive.
Sulmet e kuqebluve do të konkretizoheshim me golin e avantazhit shënuar në minutën e 31-të arbitri i Kolegjumit të Shkodërës, Bekris Dragusha akordoi penallti për Vllazninë, të cilën e shndërroi në gol kapiteni Bekim Balaj.
Vllaznia vijoi të ishte më kërkuese dhe vetëm pak minuta më vonë gjeti edhe golin e dytë. Në minutën e 40-të ishte Edon Murataj që me një gjuajtje mjeshtrore e dërgoi topin në rrjetë duke çuar shifrat në 2-0 për skuaadrën kuqeblu.
Avantazhi i pastër 2 me 0 krijoi përshtypjen se Vllaznia do ta dominonte këtë miqësore. Por, nuk ndodhi ashtu, sepse pas pësimit të dy golave, Vora reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe një minutë nga mbyllja e pjesës së parë është Karrica që shmanget bukur brenda zonës kuqeblu dhe duke përfituar edhe nga plogështia e prapavijës tund rrjetën e portjerit Aron Jukaj duke bërë që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëveve me rezultatin e ngushtë 2 me 1 në favor të Vllaznisë.
Goli i shënuar në fundin e pjesës së parë i dha më shumë besim Vorës dhe paralajmëroi një pjesë të dytë më të luftuar. Duke përfituar edhe nga rënia e dukshme e lojës së kuqebluve, në fraksionin e dytë skuadra e Vorës u rikthye në fushë me një tjetër fytyrë dhe nisi të kërkojë golin e barazimit.
Presioni i vazhdueshëm u shpërblye në minutën e 61-të, kur Trajkov realizoi për 2-2 duke rikthyer plotësisht baraspeshën në “Loro Boriçi”.
Pas barazimit të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të ndryshuar sërish rezultatin por në fund asnjëra nuk arriti të shënonte golin e fitores.
2-2 ishte rezultati përfundimtar i një miqësore që i shërbeu të dyja skuadrave për të bërë provat e fundit përpara nisjes së kampionatit.
Për trajnerët Martini dhe Bellaj sfida ishte një mundësi e rëndësishme për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve dhe për të provuar alternativa të ndryshme dhe për të konsoliduar formacionet që do të përdoren në ndeshjet zyrtare.
Kjo ishte miqësorja e fundit për Vllazninë, në prag të sfidës së parë të sezonit ku kuqeblutë do të përballen me Skënderbeun në shtëpi, në një ndeshje që pritet të ketë interes të madh në Shkodër dhe që do të jetë testi i parë zyrtar për skuadrën e Martinit.
Nga ana tjetër Vora do ta nisë kampionatin përballë Dinamos, një tjetër përballje e vështirë për skuadrën kryeqytetase.
Tashmë miqësoret i përkasin historisë teksa faza e përgatitjeve është mbyllur dhe gjithçka është gati për startin e sezonit të ri.
(Video) Ndeshjen miqësore, Vllaznia-Vora, pjesën e parë dhe të të dytë(të plota) mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Fatos LAMAJ


