Wednesday, October 30, 2024

Kualifikueset e Botërorit 2022, kuqezinjtë presin shortin në vazon 4

Lexo

Vendi i parë në grup për Ligën e Kombeve i ka dhënë mundësinë kombëtares së Shqipërisë që të vendoset në vazon e katërt për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”. Shorti në fjalë pritet të hidhet në Zyrih me datë 7 dhjetor, dhe së bashku me Shqipërinë në këtë vazo janë edhe Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Izraeli, Bjellorusia dhe Luksemburgu.

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, Kosovë, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

Siç konstatohet edhe nga grupet përkatëse që përbëjnë 6 vazot që do të përfshihen në shortin e 7 dhjetorit në Zvicër, në vazon ku bën pjesë Shqipëria nuk është Kosova, e cila figuron në vazon e pestë. Që do të thotë, se verdikti i shortit mund të jetë edhe i tillë që dy kombëtaret përkatëse edhe mund të konkurojnë brenda një grupi, çka nëse ndodhë vertet, do të jetë hera e parë që këto dy kombëtare do të ndeshen në një duel zyrtar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img