(Video) Vllaznia fiton miqësoren e dytë radhazi. Pas Laçit të mund edhe Burrelin e Kategorisë së Parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Burreli 4-0(Shënues: Murataj 16’,33’,Zouhoule 56’,Tafili 75′)

Vllaznia vijon të japë sinjale pozitive në prag të sezonit të ri teksa pasditen e sotme kuqeblutë kan regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore këtë herë duke mposhtur bindshëm Burrelin me rezultatin 4-0 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Skuadra e Edi Martinit ishte dominuese gjatë gjithë takimit dhe e zgjidhi praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë.

Protagonisti absolut i 45 minutave të para ishte Murataj i cili realizoi dy gola brenda 17 minutash.

Sulmuesi zhbllokoi sfidën në minutën e 16-të ndërsa në të 33-tën u rikthye te goli për të dyfishuar avantazhin e kuqebluve dhe duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-0.

Në pjesën e dytë trajneri Edi Martini vijoi të shfrytëzojë miqësoren për të testuar futbollistët që ka në dispozicion por ndryshimet nuk ndikuan në forcën sulmuese të skuadrës.

Vllaznia vazhdoi të kontrollonte lojën dhe të krijonte raste përpara portës së Burrelit.

Në minutën e 56-të erdhi edhe goli i tretë me protagonist një tjetër emër interesant për kuqeblutë teksa ishte Zouhoule gjeti rrjetën dhe tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij.

Sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë prej disa ditësh është pjesë e stërvitjeve të Vllaznisë dhe duket se është pranë një tjetër afrimi për skuadrën shkodrane.

Goli ndaj Burrelit është një sinjal i mirë për të riun afrikan i cili ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga klubi.

Kjo është hera e dytë radhazi që një futbollist i pa prezantuar zyrtarisht bëhet protagonist në miqësoret e Vllaznisë.

Në testin e mëparshëm ndaj Laçit ishte Amin Tahiri ai që shënoi përpara se klubi ta zyrtarizonte afrimin e tij.

Pra miqësoret e kësaj periudhe po japin jo vetëm përgjigje për gjendjen e skuadrës por edhe sinjale konkrete sa i përket futbollistëve të rinj që mund ti bashkohen projektit të Vllaznisë për sezonin e ardhshëm.

Kuqeblutë do të gjenin edhe golin e katërt në minutën e 75-të dhe  ishte mesfushori Tafili që dërgoi topin në rrjetë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

Një fitore e pastër dhe bindëse për Vllazninë, e cila po ndërton gradualisht skuadrën e sezonit të ri.

Për Edi Martinin kjo ishte një tjetër mundësi për të parë gjendjen e futbollistëve të tij dhe për të provuar alternativa të ndryshme si dhe për të vlerësuar edhe lojtarët që janë në provë apo pranë firmës me klubin.

Tashmë kuqeblutë do të vijojnë punën larg Shkodrës ku ditën e hënë skuadra do të zhvendoset në Pukë ku do të zhvillojë një fazë përgatitore 10-ditore.

Në Pukë pritet një tjetër periudhë intensive pune për skuadrën shkodrane me fokus të veçantë në përgatitjen fizike dhe taktike ndërsa ndeshjet e tjera miqësore do ti japin stafit teknik mundësinë për të nxjerë konkluzionet e fundit mbi grupin.

Vllaznia e mbyll kështu edhe këtë test me një fitore të thellë 4-0 ndërsa Murataj me dopietën e tij dhe Zouhoule me golin e debutimit si një prej afrimeve të mundshme jan dy nga emrat që spikatën në “Loro Boriçi”.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img