Thursday, April 25, 2024

Ndeshja e ditës: Superkampioni Hysa përballë kampionit të Çekisë, Pavel Sour!

Lexo

“Nata e Kampionëve” të boksit profesionist, turne i cili do të startojë sot në orën 17:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, pritet të ketë një interesim të madh nga ana e tifozërisë shkodrane. Krahas të tjerave, një efekt më pozitiv në këtë aspekt pritet të japë edhe vendimi i organizatorëve për hyrjen falas për të ndjekur live aktivitetin në pallatin e sportit të Shkodrës.

Sipas kalendarit të publikuar më herët, të të gjashtë çifte që do të ngjiten në rin, një amatore dhe pesë profesioniste janë të garantuara që do të përcjellin emocione.

Megjithatë, sipas organizatorëve, ndër to, dy janë ndeshjet që pritet të ndezin pallatin e sportit të Shkodrës. Bëhet fjalë, për duelet Arjon Kajoshi – Aliaksnder Dzemka (BLR) dhe (+91kg) Nelson Hysa – Pavel Sour (Çek).

Dy sfida këto, që boksierët shqiptarë do të ketë përballë dy kundërshtarë shumë të përgatitur, respektivisht kampionë të Bjellorusisë dhe Çekisë. Kajoshi kërkon fitoren e pestë në boksin profesioinist dhe Hysa të gjashtën po në boksin profesionist.

Gjithnjë sipas organizatorëve, duke vlerësuar parametrat e ndeshje të madhe, nga ana e tyre është miratur që dueli i peshës +91 kg, në mes Nelson Hysës dhe kampionit të Çekisë, Pavel Sour, të konsiderohet si ndeshja e mbrëmjes duke e planifikuar të zhvillohet e fundit në listën e dueleve të mbrëmjes së sotme.

Urojmë që ashtu si edhe në turnetë e mëparshëm, boksierët shqiptarë, baza e të cilëve është me shkodranë të dhurojnë për publikun shkodran ndeshje sa më cilësre dhe ajo që është më e rëndësishmja, fitore në ring.

Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të sotme  

(Amatore) Bekim vjerdha – Redis Karaj

(Profesioniste)

1- (72kg) Armando Grishaj – David Romanic (B/H)

2- (76kg) Senad Drini – Kearon Thomas (GBR)

3- (91kg) Viktor Mihailovic (MNE) – Aleksa Kesic (B/H)

4- (79kg) Arjon Kajoshi – Aliaksnder Dzemka (BLR)

Ndeshja e Mbrëmjes

5- (+91kg) Nelson Hysa – Pavel Sour (Çek)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img