Kukësi-Laçi 3-0 (Ndreca 59′, Barbosa 88′, 90′)
Janë mbyllur katër ndeshjet e Superiores, të vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Kukësi Kukësi merr frymë më në fund dhe triumfon 3-0 ndaj Laçit. Goli i parë i verlindorëve erdhi në minutën e 59-të falë një super goli të shënuar nga Ndreca nga goditja e dënimit. Në fund goli i sigurisë mban firmën e Barbosës që erdhi nga stoli për të siguruar tre pikët, sakaq në limite pati kohë edhe për golin e dytë personal të tij.
Me këtë fitore verilindorët ndodhen në vendin e shtatë me 40 pikë dhe largohen nga zona e ftohtë pas shumë javësh dhe lënë Erzenin pas vetes. Ndërsa Kurbinasit ndodhen në mesin e tabelës me 44 pikë.