Wednesday, April 24, 2024

Kastrioti surprizon dhe i merr tre pikë Egnatias

Lexo

KASTRIOTI-EGNATIA 1-0 (80′ Greca)

Kastrioti bëri surprizën duke marrë sot një fitore të bujshme ndaj Egnatias pretendente për Europën, me rezultatin 1-0, tre pikë që e kthejnë me forcë në luftën për mbijetesë.

Ekipi krutan ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë që në fillim. Kartoni i kuq i Malotës ua bëri më të thjeshtë lojën dhe ata iu afruan disa herë portës kundërshtare, teksa rrogozhinasit bënë shumë pak në krahasim me ndeshjet e kaluara. Goli i Grecës, në minutën e 82-të, ishte ai që vendosi fatin e sfidës dhe i dha Kastriotit tre pikë që bëjnë reale shanset për mbijetesë.

Me këtë fitore, krutanët shkojnë në kuotën e 35 pikëve, 1 më pak se Bylis, ndërsa Egnatia qëndron në vendin e tretë me 49 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img