Zikaltërit eliminuan Fiorentinën në gjysmëfinale dhe në aktin final do të përballen me Juventusin
Është Juventus-Atalanta, finalja e Kupës së Italisë 2024. Skuadra zikaltër, me të cilën aktivizohet edhe mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, e mundur 1-0 në ndeshjen e parë në Franchi, mposhti Fiorentinën 4-1 në ndeshjen e kthimit.
Koopmeiners zhbllokoi sfidën në minutën e 8-të, më pas në fillimin e pjesës së dytë violët mbetën me 10 për shkak të kartonit të kuq të Milenkovic(faull ndaj Scamacca-s). Megjithatë, toskanët barazuan me Martinez(68′).
Në minutën e 75-të Scamacca shpik golin e 2-1 me një goditje të shkëlqyer, më pas kur koha shtesë dukej një hap larg, gjuajtja diagonale e Lookman në minutën e 95-të vendosi kualifikimin. Pasaliç bën “poker” në minutën e 98-të me të gjithë Fiorentinën të çekuilibruar përpara. Finalja është në Romë më 15 maj.